18.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Hoxhë Irfan Salihu: Sikur polici që të kërkon autorizim për veturë, njëjtë duhet autorizim për çikën

Rekomandime

Hoxhë Irfan Salihu ka folur për martesën dhe bashkëjetesën mes çifteve, bazuar në rregullat që i përcakton Islami.

Ai ka thënë se nuk duhet të martohet një femër pa lejën e babait të saj, pasi kurorzimi është i pavlefshëm.

- Advertisement -

‘Jetë tonë mundohemi ta jetojmë konform mësimeve të krijuesit. Zoti ynë ka parapa norma, nëse i përmbahemi jemi më mirë. Nuk ka mundësi të martohet një femër thotë Muhamedi a.s., pa lejën e babait të saj, apo kujdestarit të saj. Një femër që martohet pa lejën e kujdestarit (babit) të saj, kurorzimi është i pavlefshëm”, tha ai në kojshiashow.

Hoxhë Salihut, shpjegoi se bashkëjetesa nuk ka vend në parimet e islamit.

Ai mori shembull në aspektin ligjor, që pa autorizim nuk mund ta vozisësh as veturën e babait, e njëjt sipas tij duhet të veprohet edhe me çikën.

- Advertisement -

“Sipas islamit, sikur polici që të kërkon autorizim me e përdor veturën e babës, njëjtë duhet autorizim për çikën. Pra fillimisht duhet të bëhet kurora, pastaj gjerat tjera”.

“Është një dukuri e keqe edhe te djemtë e rinj që falin namaz, kontakton nëpërmjet rrjeteve sociale apo sudimeve, e përfiton zemrën e vajzës e pastaj shkon troket në derë të babës, kur ai s’ia jep çikën tani shkojnë të hoxha….. Është gjynah me përfitu zemrën e vajzës para se me u marrë vesh me babain e saj. Po e them sipas rregullave fetare islame”, u shpreh hoxha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit