4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hoxhë Krasniqi: Haram për burrat të specializojnë në gjinekologji

Rekomandime

Hoxha i njohur Shefqet Krasniqi, ka komentuar në lidhje me punën e mjekëve gjinekologë për të cilët sipas tij, është e ndaluar të specializojnë në këtë fushë, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Sipas Krasniqit, për gjinekologët të cilët trajtojnë pacientet vajza dhe gra është e çuditshme dhe e ndaluar të specializojnë në këtë lëmi.

‘Qysh me shku mashkulli me u specializue në gjinekologji, ku ku ku o Zot i madh. Burri me u bo gjinekolog. A krejt adresat e mjekësisë janë mbyll a?!’, dëgjohet Krasniqi duke folur në një intervistë.

Krasniqi ka deklaruar se për këtë duhet të veprojnë edhe gratë, të cilat duhet të kërkojnë të shkojnë te gjinekologet femra, por nëse nuk gjenden atëherë për gratë është “shumë e rëndë” sipas hoxhës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit