1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hoxhë Musliu i reagon keq Ikballe Hudutit: Martesa e përkohshme në Islam është e ndaluar

Rekomandime

Në emision Kojshia Show në DTV, këtë javë u trajtua tema “Martesa në Islam”, ku mysafirë ishin hoxha Fadil Musliu dhe avokatja e njohur Nora Huseinovic.

Hoxha Fadil Musliu, duke komentuar deklaratat e Ikballe Huduit, e cila ishte mysafire javë më parë në këtë emision, tha se ajo nuk e përfaqëson islamin dhe myslimanët në trojet tona dhe se “Martesa e përkohshme” në Islam është e ndaluar.

- Advertisement -

“Për ne besimtarët myslimanë të këtyre trojeve dhe të pjesës dërmuese të botës, dispozitat e fesë i bazojmë në Kuran, në Sunet, në Ixhma dhe në Kijas. Martesa e përkohshme nuk lejohet. Çfarë dallimi ka ajo martesë prej qetyne që po shkojnë në këto vendet rrugës t’u shku për Ferizaj që janë disa pushimore dhe rrinë aty 10-15 minuta, gjysmë ore, një orë”, ka thënë Musliu.

Ai, në këtë emision tregoi edhe një ngjarje kur kishte vizituar një metropol evropian, ku kishte parë një shtëpi publike, në të cilën shkruhej “Hallall”.

“Unë për herë të parë në Evropë e kam pa një metropol evropian, një shtëpi publike dhe shkrujke “Hallall”, dhe i kam pyet ata se çka është kjo, thanë kjo është e shijave dhe aty shkojke njeri për shembull martohet për një natë dhe një ditë, ose për gjysmë dite, ose për një orë, ose për një javë”, ka thënë Musliu.

- Advertisement -

Sipas tij, Bashkësia Islame e Kosovës, këtu udhëheqë në mënyrën më të mirë jetën fetare.

“Ka një unitet dhe ka një harmoni në mes të nëpunësve dhe ne sinqerisht, për herë të parë në media jemi habitë kur e kemi pa duke dhënë fetva ajo, por nëse flet për sektin e shijav apo nëse flet për shiitët, është problem tjetër, amo jo me dalë me thanë islami dhe Kurani, sepse shiitët janë një botë tjetër e ne myslimanët jemi një botë tjetër”, ka thënë hoxha Fadil Musliu.

- Advertisement -

Për ta dëgjuar reagimin e tij të plotë lidhur me deklaratat e Ikballe Hudutit, ndiqeni minutën e 29:00 të emisionit.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit