10.1 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Hulumtimi, kosovarët vazhdojnë të jenë 100% pro amerikan

Rekomandime

Kosovarët vazhdojnë ta kenë të palëkundur qëndrimin e tyre në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e konsideruar si aleatin më të rëndësishëm të saj.

- Advertisement -

Kjo është bërë e ditur nga “Center for Insight in Survery Research” pjesë e “International Republican Institute”,i cili ka realizuar një pyetësor në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Kosovës, përgjatë periudhës kohore 2 shkurt 2020 – 6 mars 2020.

Në këtë pyetësor 88 % e të anketuarve kanë shprehur besimin e tyre të palëkundur se aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është jashtëzakonisht e dobishme, kur janë pyetur të thonë opinionin e tyre për shtetet veç e veç.

Ndërsa qëndrim të njëjtë thuajse kanë pasur edhe për aleancën e tyre me Gjermaninë. 86 % e të anketuarve kanë shprehur opinion pozitiv sa i përket aleancës së Kosovës me Gjermaninë.

- Advertisement -

Kosovarët po ashtu e shohin të dobishme bashkëpunimin me Turqinë.

Në pyetjen se kush është donatori më i madh në Kosovë, 74 % e të anketuarve kanë zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 11% Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Në anën tjetër në Serbi, vazhdojnë të besojnë në aleancën me Rusinë duke e konsideruar si të pafavorshme aleancën me Amerikën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit