1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Human Rights Watch letër Kurtit, Osmanit e Haxhiut -Siguroni të drejta për çiftet e seksit të njëjtë

Rekomandime

Organizata për mbikëqyrjen e të drejtave të njeriut “Human Rights Watch” i kanë shkruar një letër të përbashkët presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Kodin e ri Civil në leximin e parë, meqë në Kodin Civil të dërguar për miratim nga ministria e Drejtësisë përfshihet edhe lejimi i martesave të gjinisë së njëjtë.

- Advertisement -

Kjo ka qenë edhe arsyeja pse në Kuvend është shkaktuar debat i madh, pasi disa deputetë të koalicionit qeverisës s’kanë kursyer as komentet homofobike në sallën e Kuvendit.

“Ne po ju shkruajmë të shqetësuar pas hapave të fundit për të miratuar martesat e gjinisë së njëjtë në kuadër të Kodit të ri Civil”, thuhet në letër.

Nga HRW kërkojnë që t’i jepet fund diskriminimit dhe përjashtimit të martesës së gjinisë së njëjtë nga legjislacioni i Kosovës.

- Advertisement -

Në fund të letrës thuhet se HRW shpreson që Qeveria e Kosovës do të punojë për të siguruar që çiftet e të njëjtës gjini të kenë të drejta sikur çiftet tjera dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë për të çrrënjosur diskriminimin në baza të orientimit seksual dhe baza gjinore.

“Shpresojmë që qeveria e Kosovës do të punojë për të siguruar që çiftet e të njëjtit seks ta kenë të njëjtat të drejta si çiftet e tjera, dhe për të çrrënjosur diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identiteti gjinor në të drejtën familjare. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë informacion dhe këshilla – dhe presin me padurim legjislacionin që i jep fund diskriminimit në të drejtën familjare dhe ofron më të fortën mbrojtje e mundshme për çiftet e të njëjtit seks dhe familjet e tyre”, thuhet në letër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit