10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Vjen reagimi i Trump pas lajmit për vaksinën efektive kundër COVID 19

Rekomandime

Presidenti në largim i SHBA-së Donald Trump ka dhënë reagimin e tij fillestar në lidhje me raportin e vaksinës anti- covid që tregon rezultate efektive të zbuluara bashkërisht nga Pfizer dhe BioNTech me rreth 90% efekt pozitiv, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

“Aksionet tregtare po rriten, vaksina ka ardhur, dhe ka 90% efekt pozitiv, ka cituar në Twitter.

Prodhuesi i ilaçeve Pfizer tha të hënën se vaksina e tij kundër koronavirusit ka treguar rezultat pozitiv duke thënë se ajo është më shumë se 90% efektive një efikasitet shumë më i mirë se sa pritej të ndodhte.

E ashtuquajtura analizë e përkohshme shqyrtoi 94 rastet e para të konfirmuara me Covid-19 ku më shumë se 43,000 vullnetarë morën dy doza të vaksinës. Ajo zbuloi se më pak se 10% e infeksioneve ishin në pjesëmarrësit të cilëve u ishte bërë vaksina. Më shumë se 90% të rasteve ishin në njerëz të cilëve u ishte dhënë vaksina apo edhe placebo, ku edhe efekti filloj të ishte pozitiv.

- Advertisement -

Në një njoftim për shtyp, gjiganti farmaceutik tha se planifikon të kërkojë autorizimin e përdorimit emergjent nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit në SH.B.A. menjëherë pasi vullnetarët janë monitoruar për dy muaj pasi kanë marrë dozën e tyre të dytë të vaksinës, siç kërkohet nga FDA.

Me lajmet e sotme, ne jemi një hap i rëndësishëm përpara për t’u siguruar njerëzve në të gjithë botën një përparim shumë të nevojshëm për të ndihmuar çuarjen në fund këtë krize globale shëndetësore,” tha CEO i Pfizer Albert Bourla në një deklaratë. “Ne shpresojmë të ndajmë të dhëna shtesë të efikasitetit dhe sigurisë nga mijëra pjesëmarrës në javët e ardhshme.”

- Advertisement -

Pfizer thotë se ka shtuar një pikë përfundimtare dytësore në studimin e saj. Ai do të vlerësojë nëse vaksinat i mbron njerëzit nga sëmundja e rëndë vdekjeprurëse Covid-19 dhe nëse vaksina mund të sigurojë mbrojtje afatgjatë kundër sëmundjes Covid-19 edhe në pacientët që janë infektuar më parë, shkruan CNN.

Kompania amerikane njofton se ka gjetur vaksinën ndaj koronavirusit

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit