1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Humb jetën një person, gjendej në veturën që u dogj në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Rekomandime

Ka ndërruar jetë një personi që gjendej në automjetin e përfshirë nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se një person ka humbur jetë që ishte brenda në automjet. Teksa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marrë lëndime trupore.

- Advertisement -

“Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në hapësirën e një pike karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka”, është shprehur Veseli.

“Për pasojë një person ka hunbur jetën që ishte në automjet . Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesorë”.

“Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet. Për informata shtesë don të informoheni me kohë!”

- Advertisement -

Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, më konkretisht në fshatin Babush.

Për ta parë videon kliko KËTU

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit