18.6 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

“Humbe edhe betejën me historinë”, gazetari i njohur i drejtohet Berishës: Shqipëria fitoi mbi ty. Tani të lutem, ktheji dhe paratë!

Rekomandime

Gazetari i njohur Sokol Balla reagon pas vendimit të bujshëm të DASH për shpalljen “non-grata” të ish kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

- Advertisement -

Gazetari Balla, i cili shpesh ka qenë pjesë e akuzave të rënda nga Berisha, edhe si “pjesë e gupit të puçistëve më 21 Janar”, thotë se Berisha tashmë humbi edhe betejën me historinë.

“Humbe edhe betejën me Historinë. Të mundi dhe Ajo. Tani nuk je thjesht e Shkuara. Je pjesa më e shëmtuar e saj. Në fund nuk e bëre dot pis Shqipërinë. E lodhe, e gjakose, e drobite. Por ajo fitoi mbi ty. Tani të lutëm, ktheji dhe paratë”, shkruan gazetari Balla.

Sali Berisha, bashkëshortja e tij, Liria dhe dy fëmijët Shkëlzeni dhe Argita u futën në listën e zezë të SHBA për korrupsion të rëndësishëm. DASH tha se Berisha kishte përdorur pushtetin për pasurimin e tij dhe të aleatëve të tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit