3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

‘Humbja e njeriut të afërt’- Kryeministri Rama në lot, braktis intervistën live

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa është pyetur për dedikimin që bëri i biri, Gregu, i cili shkruante se ka humbur një njeri të afërt nga tërmeti.

- Advertisement -

Kreu i qeverisë, i cili po fliste për #realstory në News24, e braktisi intervistën, pasi nuk i mbajti dot lotët.“Nuk dua të flas për gjëra që lidhen me aspekte personale dhe gjëra të djalit. Unë sot jam në një pozitë të pamundur ta shpjegoj.

Ata që kujtojnë se po jap mish e shpirt për lekë….”, tha Rama dhe u largua nga transmetimi live.

Më herët, djali i kryeministrit shkruante në “Instastory” se mes viktimave është një e afërme e tij.“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore, edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllain e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja.

- Advertisement -

Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare”, shkruante Gregor Rama.Në media u konfirmua se bëhet fjalë për Kristi Reçin, studenten e mjekësisë, e cila u identifikua si një prej viktimave të tërmetit në Thumanë.

Mediat italiane shkruanin se viktima ishte e fejuara e Gregut

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit