5.3 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Humori banal në Klan Shqipëria me shqiptarët e Kosovës

Rekomandime

Në emisionin e Marina Vjollcës është bërë një skeç që ofendon mjaft shumë shqiptarët e Kosovës.

Marina Vjollca ka filluar emisionin e saj më të ri në Klan, ‘Klanifornia’.

- Advertisement -

Moderatorja gjatë gjithë verës e ka paralajmëruar këtë projekt të ri që do të fillojë dhe gjatë fundjavës së kaluar është transmetuar episodi i parë.

E mes shumë skeçeve humotirstike e të ftuarve të ndryshëm, një pjesë e emisionit ka marrë vëmendjen.

Në një moment gjatë emisionit, njëra nga aktoret është shfaqur në rolin e luftëtares Shote Galica.

- Advertisement -

E gjatë minutazhit të saj, derisa ajo ankohej për shumë udhëheqës shqiptarë që nuk ia bënë varrin si duhet, ajo ‘ankohet’ edhe për luftëtarët e luftës së Kosovës.

Ajo thotë se ‘Burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbit nuk i kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurrë këngë dhe lavde”.

- Advertisement -

Në atë moment publiku madje duartrokiti, ndoshta pa e kuptuar fare se çfarë tha aktorja.

Në këtë mënyrë ky skeç duket se tenton t’ia humbë mundin e luftëtarëve të Kosovës që edhe dhanë jetën për ta mposhtur dhe për të na shpëtuar nga Serbia.

E megjithëse Marina filloi emisionin në Shqipëri me mjaft sukses, për të cilin po përflitet shumë, për këtë lloj të ‘humorit’ ata duhet të mendohen mirë.

Ndër të ftuarit e parë që ishin pjesë e emisionit është edhe reperi Majk, i cili gjitashtu u përfshi në një nga lojërat e emisionit.

 

View this post on Instagram

 

E pamundur per ta bere Majk te qeshe??

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Megjithatë, mediat në Shqipëri po e cilësojnë emisionin si një ‘version i keq i Portokallisë’, ndërsa emisioni ka një format të këtij lloji, ndërsa skeçi me huçje i Shote Galicës nuk ishte huçja e vetme e natës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit