1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Humori i Ramës me Kovaçevskin/ Rajoni ‘zgjohet në këmbë’ kërkohet dorëheqja

Rekomandime

Komenti i Ramës ka shkaktuar reagime të forta në vendin fqinjë nga faktorë të ndryshëm politikë. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski doli në një konferencë për shtyp, duke ngritur zërin kundër gjithë çfarë kishte ndodhur.

Dje, kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe veton që i ka vendosur Bullgaria për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në takimin që u mbajt ditën e djeshme në Selanik, Rama e prezantoi para kancelarit gjerman Olaf Scholz me kryeministrin e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevskin si kreun e qeverisë së Bullgarisë Perëndimore.

- Advertisement -

Komenti i Ramës ka shkaktuar reagime të forta në vendin fqinjë nga faktorë të ndryshëm politikë. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski doli në një konferencë për shtyp, duke ngritur zërin kundër gjithë çfarë kishte ndodhur. Madje i dërgoi një mesazh kryeministrit Dimitar Kovaçevski pas ironisë në Selanik, duke i kërkuar dorëheqje.

“Nëse me Zaev Maqedonia arriti fundin, tani me Kovaçevskin e theu. Publiku maqedonas dëshmoi dje një faj të paparë ndërkombëtar. Dje pamë se si Dimitar Kovaçevski e ka tejkaluar Zoran Zaevin në çdo mënyrë duke shkelur dinjitetin e vendit përmes turpit në skenën publike ndërkombëtare. Jo vetëm poshtëruese fjalët me të cilat Maqedonia u turpërua dhe u ofendua në një takim ndërkombëtar para liderëve ballkanikë dhe kancelarit gjerman, por edhe më shumë që Kovaçevski e ndoqi të gjitha me të qeshura dhe miratim të papërshtatshëm. Dje kur u prezantua si kryeministër i Bullgarisë së ardhshme perëndimore, Kovaçevski po të kishte një gram dinjitet do të reagonte në mbrojtje të vendit të tij, të cilin e përfaqëson dhe për të cilin merr rrogë nga qytetarët dhe jo duke qeshur e gëzuar. Çfarë ka për të qeshur dhe për t’u gëzuar zoti Kovaçevski? Dinjitetin ose e ke ose nuk e ke fare. Kur nuk e ke, atëherë sharjet dhe poshtërimet të dukën qesharake! Megjithatë, për popullin jo! Ndaloni poshtërimet e shtetit, papërgjegjshmërinë dhe grabitjen e popullit. Është e tepërt!”,-ka shkruar Mickoski, pas së cilës edhe një herë ka bërë thirrje për protestë të madhe më 18 qershor para Qeverisë.

Ndërkohë që “i zhgënjyer” ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në faqen e tij në Facebook rreth ironisë së Edi Ramës duke shkruar se shakaja ishte e papranueshme dhe se ai duhet të kërkojë falje.

- Advertisement -

“Shakaja” e Ramës është e papranueshme, ai i ka borxh që t’i kërkojë falje kryeministrit dhe mbarë opinionit maqedonas. Kovaçevski në vend të buzëqeshjes duhet të kthejë me reciprocitet dhe të kërkojë falje. Heshtja është më shumë se një turp! Kështu mendoni për ndërtimin e një Ballkani të Hapur?,”- ka shkruar Dimitrievski.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Kjo ka nxitur reagimin edhe të kryeministrit Edi Rama, i cili është detyruar që të bëjë edhe një sqarim. Sipas tij, ai kishte ironizuar vetëm bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut, e se gjithçka tjetër ishte vetëm histeri. Mirëpo pavarësisht se ç’pretendon Rama, duket se ka pasoja në Maqedoninë e Veriut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit