4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shteti poshtëron Ushtrinë e Kosovës e të Amerikës, për interesat e Devollëve

Rekomandime

Shteti poshtëron Ushtrinë e Kosovës e të Amerikës, për interesat e Devollëve.

- Advertisement -

Pa lejen e Shkelqim Devollit, as ushtarët e Kosovës, duket se nuk mund t’i nxjerrin në rrugë automjetet ushtarake.

Deri në këtë masë shteti i Kosovës i ka dhënë pushtet kompanisë së Shkelqim Devollit, “Eurolab”.

Secili automjet i Ushtrisë së Kosovës, fillimisht duhet të kalojë përmes testit të kontrollit të Qendrës së Automjeteve të Kosovës, “Eurolab”, e pastaj të dal në rrugë dhe të jetë në funksion të Ushtrisë së Kosovës.Këtë e dëshmojnë pamjet e siguruara nga “Gazeta inFokus”, ku të shtunën kolonat e automjeteve multifunksionale ushtarake të Ushtrisë së Kosovës, prisnin në radhë për të kryer testimet e homologimit në këtë qendër, e cila është pronë e Shkelqim Devollit.

- Advertisement -

Në bazë të pamjeve shihen se automjetet qe po prisnin në kolonë për homologim janë po të njëjtat që i janë dhuruar FSK-së, të njohura me shkurtesën HMMëV, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si donacion për modernizimin tekniko ushtarak të FSK-së.

Kjo dëshmon që shteti i ka dhënë monopolit të Devollëve, jo vetëm për t’i nënshtruar qytetarët që të paguajnë për secilën veturë qe e importojnë në Kosovë, por i ka dhenë edhe autoritetin për t’i testuar a janë në rregull apo jo edhe automjetet e Ushtrisë Amerikane.

- Advertisement -

“Gazeta inFokus” ka kërkuar përgjigje nga Qendra e Automjeteve të Kosovës, lidhur me tarifat që aplikohen për homologimin e këtyre mjeteve, por nuk ka marrë përgjigje.As zyrtarët përgjegjës për media në FSK, nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e Gazetës inFokus, për numrin e automjeteve të homologuara dhe kushtet të cilave duhen t’u nënshtrohen para se të dalin në rrugë.

Që nga vitit 2008 homologimi ka qenë e drejtë ekskluzive e vëllezërve nga Peja, Blerim dhe Shkëlqim Devolli, të cilët themeluan Qendrën e Automjeteve të Kosovës, “Eurolab”.Në fund të atij viti, kompania e tyre do ta merrte me lehtësi monopolin në fushën e homologimit të automjeteve të transportit rrugor, që do t’u sillte atyre miliona euro në llogari.

Në vazhdimësi qytetarët, mediat e shoqëria civile, kanë ngritur shqetësime dhe kanë reaguar duke e cilësuar këtë si plaçkë ndaj qytetarëve.

Ndaj monopolit të kompanisë së Shkelqim Devollit, disa herë ka reaguar edhe zyra e BE-së në Kosovë, e cila ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, t’i bëjnë presion Qeverisë dhe ministrisë së Infrastrukturës, për të shfuqizuar udhëzimin administrativ që i mundëson kompanisë ‘EuroLab’ të ketë monopol në procesin e homologimit të veturave. Këtë e ka kërkuar para deputetëve shefja e BE-së, Natalya Apostolova, duke i bërë me dije që monopoli në homologimin e veturave është një brengë e ngritur nga BE-ja, pasi është në kundërshtim me standardet e BE-së.

Përveç Apostolovës, për monopolin që ka “EuroLab”, ka reaguar edhe ambasadori gjermanë në Kosovë, Christian Heldt. Ai shprehu habinë e tij për mënyrën se si funksionon në vendin tonë projekti i homologimit të veturave, që importohen për në vendin tonë.

“Vetëm një ambasador i gjorë që po provojë të kuptojë logjikën se si shkojnë procedurat: Veturat e reja nga Evropa importohen në Kosovë me dokumente të kompletuara për homologim”, ka thënë ambasadori gjerman.Kompania “EuroLab”, pronë e Shkelqim Devollit, e cila kryen homologimin, zbaton çmimet më të larta në rajon. Kosovarët për homologim duhet të paguajnë 125 euro.Në Maqedoni homologimi kushton nga 30 deri në 70 euro, kurse në Serbi mund të kryhet për vetëm 30 euro.

E drejta ekskluzive e plaçkitjes së qytetarëve të Kosovës në këtë mënyrë, siç raportuan mediet, vëllezërve Devolli iu dha nga ministri i atëhershëm i Transportit, Fatmir Limaj dhe zëvendësi i tij, Adem Grabovci. Ky i fundit, nga përgjimet e publikuara më vonë dëgjohej duke i kërkuar drejtorit të kompanisë “Devolli”, Shkëlqimit, që ‘t’ia lagte fytin’.

“U bo shef. Qe po t’i çoj”, i përgjigjej Shkëlqim Devolli.Për 10 vjet, ‘fyti’ i Devollëve ua ka ‘ngrënë’ rreth, ose mbi 30 milionë euro qytetarëve të Kosovës vetëm nga homologimi i automjeteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit