9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Huthinjtë e Jemenit e godasin Arabinë Saudite

Rekomandime

Huthinjtë e Jemenit, një milici shiite e mbështetur nga Irani dhe në Iuftë me Saudinë, lëshuan një raketë drejt një objekti nafte të Aramco-s në Jeddah, ku njëherësh, aty pranë, po zhvilloheshin dhe provat e Formula Uno-s.

Vjen ky suIm i radhës dhe në një klime të tendosur globale si pasojë e Iuftës në Ukrainë, e cila ka provokuar dhe një krizë të rëndë në burimet e energjisë, ku veçon nafta.

- Advertisement -

Gjithsesi, Mbretëria, krahas dënimit të suImit, garantoi se nuk ndërpritet për asnjë çast furnizimi global.

Njëherësh, suImi ka tentuar të godasë dhe imazhin e shtetit më të madh arab, te i cili zhvillohet një ndër garat e Çmmit të Madh të Formula-s.

- Advertisement -

Mes atyre që e dënuam suImin, është dhe kryeministri Rama. Njeriu që më së shumti ka krijuar lidhje me botën arabe në raport me të gjitha qeverisjet e tjera shqiptare në vite, e cilësoi suImin si “KRlM të neveritshëm”.

- Advertisement -

“Një tjetër KRlM i neveritshëm kundër Arabisë Saudite, i cili synon të ndikojë më tej në sigurinë globale të energjisë në një kohë të trazuar për të gjithë botën!

Shqipëria qëndron në krah të Arabisë Saudite dhe u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së që të dënojnë me vendosmëri organizatën terroriste që qëndron pas suImeve të tilla”, shkroi i pari i qeverisë shqiptare.

Kujtojmë që pak vite më parë, raketat e huthinjve, që thuhet se janë prodhim iranian, kanë synuar dhe vendin më të shenjtë të botës islame, Mekën, por që janë neutralizuar në ajër nga mbrojtja ajrore saudite. /tesheshi.com/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit