1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit, këtu i keni të gjitha ndalesat, lejimet dhe rregullat

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë duke respektuar dispozitat ligjore dhe frymën e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të marrë masat e paralajmëruara me vendime të veçanta për secilën komunë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga sot (15 prill), ora 06:00, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve në komunat e Republikës së Kosovës me vendime të veçanta, hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit.

- Advertisement -

Vendimet merren specifikisht për komunat e rrezikuara dhe për komunat e karantinuara. Këto masa kanë për qëllimi “parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19”.

Sipas vendimeve lejohet qarkullimi i nënshtetasve mbi moshën 16 vjeç, vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar javor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Ndërsa, për shtetasit e huaj i njëjti vendim vlen me numrin e fundit të pasaportës.

Bëhet e ditur se pas çdo intervali kohor, operatorët ekonomik janë të detyruar që gjatë 30 minutëshit që nuk ka lëvizje të qytetarëve të bëjnë dezinfektimin e hapësirës afariste

- Advertisement -

Për të kryer nevojat e operatorëve ekonomikë apo institucioneve përkatëse, mundësohet qarkullimi i lirë për operatorët ekonomikë dhe institucionet e parapara, transporti i lirë i mallrave dhe shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit — si proces që përfshin veprimet nga lënda e parë në prodhim, përpunim e shërbim gjer te transporti i produkteve, shpërndarja dhe shitja te konsumatori i fundit, qarkullimi i lirë për institucionet vetëm për të kryer detyrat zyrtare në listën e bashkëngjitur në Aneksin 2 dhe 3 të këtyre vendimeve. Për të qarkulluar sipas kushteve të parapara në vendimet, duhet deklarim-konfirmimi nga ATK sistemi EDI.

- Advertisement -

Në vendime citohen edhe mundësitë e lëvizjes lidhur me të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës familjare dhe rastet e vdekjeve.

Në vendime parashihen edhe sanksionet financiare për kundërvajtje administrative për personat fizikë dhe personat juridikë.

Këto masa vlejnë deri më 4 maj, 2020.

Në varësi të rezultateve, vendimet do të rishqyrtohet jo më vonë se më 30 prill, 2020, në konsultim me IKSHPK-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit