21.1 C
Pristina
Monday, April 8, 2024

Paralajmërohen protesta që mund ta tronditin fuqishëm Kosovën, ja arsyeja!

Rekomandime

“Ndonëse askush nuk mundë ta konteston faktin që lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt, se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi që ka për t’u vërtetuar sërish, bashkimi i krahut të luftës në një bllok opozitar dhe OVL-ja mundë të aktivizojnë protesta të fuqishme që e tronditin skenën politike”, thotë analisti politik, Ali Hertica për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Analisti politik, Ali Hertica e konsideron paralajmërim serioz dhe me shumë rrezik, deklarimin që vjen nga OVL e UÇK-së se do të ketë protesta nëse Specialja fillon me arrestime, tash kur pritet faza e dytë e punës, ajo e shpalljes së aktakuzave dhe arrestimit të të akuzuarve.

“Sikur që dihet, e të gjithë jemi dëshmitar të këtij procesi, Prokuroria e Specializuar për krime të luftës në Kosovë, më seli në Hagë, ka rritur dinamikën e ftesave për intervistim të personave të caktuar, ndonëse nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë të personave të intervistuar deri më tash, por sidoqoftë, Prokuroria e Specializuar, deri më tash, ka intervistuar edhe disa nga ish-figurat e larta të UÇK-së, e që numri i të ftuarve arrin diku mbi 250 persona, ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare dhe qytetarë të Kosovës që janë ftuar gjatë vitit 2019. Fillimi i arrestimeve të para do të jetë vërtetë një sfidë serioze për Kosovën sepse disa prej atyre që u ftuan për intervistim në Speciale, janë deklaruar hapur si të ftuar në cilësinë e të dyshuarve, por shumë prej tyre ftesën e kanë marrë vetëm si dëshmitarë, ndonëse shumë nga të ftuarit e kanë fshehur të vërtetën, nuk janë deklaruar se ne çfarë cilësie janë ftuar atje”, thotë Hertica për ‘Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Ai është i sigurt që institucionet e Kosovës do të përballen seriozisht me kundërshtimin e kësaj Gjykate nga OVL e UÇK-së.

“Paralajmërimet po vijnë serioze, kohë pas kohe nga OVL-ja, prandaj edhe nuk përjashtohet një valë protestash të ashpra për të kundërshtuar arrestimet. Drejtuesit e OVL-së disa herë e kanë përsëritur se nuk përjashton protestat të ashpra për të kundërshtuar arrestimet, prandaj është e pritshme që të ketë nja mobilizim kundërshtues në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë këtë gjykatë që sipas tyre është politike dhe e njëanshme”, shton analisti Hertica për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Herticës, tani kur të gjitha partitë politike të krahut të luftës pritet të mbeten në opozitë, edhe protesta mundë të jetë e fuqishme për ta kundërshtuar Specialen, gjë që mundë të krijohet tërmet politik për ta djegur koalicionin LVV- LDK.

“Ndonëse askush nuk mundë ta konteston faktin që lufta e UÇK-së, ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt, se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi që ka për t’u vërtetuar sërish, bashkimi i krahut të luftës në një bllok opozitar dhe OVL-ja mundë të aktivizojnë protesta të fuqishme që e tronditin skenën politike. Qeveria e vendit duhet të provoj që të jetë sa më e kujdesshme dhe të gjitha veprimet që ndërmerren të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona. Dihet që Gjykata Speciale u themelua me vendimin e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015, por koha po e dëshmon dhe do ta dëshmojë edhe në të ardhmen, se ky ishte një prej vendimeve më të gabuara që Kosova ka marrë pas shpalljes së pavarësisë dhe deri më sot”.

“Ky vendim i Parlamentit nuk është dashur të ndodh kushti sikur që ka ndodhur, që kjo gjykatë ti ndjek vetëm ushtarët e UÇK-së dhe jo krimet serbe. Ishte gabim strategjik i qeverisjes së kaluar por që tani e gjithë kjo përgjegjësi do ti mbetet patate e nxehtë qeverisjes së re ku ka rrezik serioz që do ta djeg dhe do ketë një tërmet tronditës brenda qeverisjes së , sepse është e sigurt që presioni për të ndaluar veprimet e kësaj gjykate dhe arrestimet e “pa drejta”, do të shtohen edhe nga subjektet tjera politike, ku tensionet dhe presionet do të rriten edhe brenda parlamentit”, përfundon analisti politik, Ali Hertica për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit