18.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Hykmete Bajrami akuzon VV se e ka lënë Kosovën pa liberalizim të vizave

Rekomandime

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka lënë vendin pa liberalizim të vizave.

- Advertisement -

Gjatë debatit në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës mbi programin qeverisës, Bajrami tha protestat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe gazi lotsjellës në vitet 2015-2016 i kanë lënë qytetarët pa lëvizje të lirë në Evropë.

“Nuk pajtohem me gjitha konstatimet e tij, nuk është që LVV nuk ka pasur ndikim në zhvillimet e 15-20 vjetët e fundit. Ju rikujtoj, vetëm nëntor 2015, atë kohë isha pjesë e qeverisë, ministre e MTI derisa punoja ditë e natë për tërheqje të investimeve të huaja dhe përmirësimin e biznesit, protestat e organizuara nga LVV ju e dini kanë thyer 12 vetura dhe krejt xhamat e objekteve. Ju e dini jeni deputet të gazit-lotsjellës, ju jeni partia që e keni lënë vendin pa liberalizim të vizave”, tha ajo.

Këtë koment Bajrami e dha si kundërpërgjigje ndaj deputetit të LVV-së, Fitim Uka ku kritikoi ish-qeveritë e kaluara

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit