3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

“Hyri në seancë dhe qëndroi vetëm 10 sekonda”, Reshitaj i përgjigjet Konjufës për mëditjen

Rekomandime

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, me gjasë do të mbetet pa mëditje nga seanca e sotme.

- Advertisement -

Kjo për shkak, se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i bëri thirrje administratës që deputetes Reshitaj të mos i takojë mëditja për ditën e sotme.

I propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takojë sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë, qëndroi vetëm 10 sekonda, doli, kështu që nuk ka kështu”, tha Konjufca.

Pas kësaj deklarate, Reshitaj në një përgjigje për Gazetën Insajderi, ka thënë se “nuk ka qëndruar në seancë 10 sekonda, por gjysmë ore”.

- Advertisement -

“Më vjen shumë keq për këtë deklaratë të kryetarit të Kuvendit. Më vjen shumë keq”, ka thënë ajo për Gazetën Insajderi.

Tuje ajo ka treguar përse ka dalë nga seanca.

- Advertisement -

“Unë kam shku në seancë në ora 13:30, jam vonuar 30 minuta sepse kam pas ligjërata – kam hy në Kuvend, sepse nuk e kam ditë që deputetët e opozitës e kanë lëshuar seancën”.

“Në ora 14:00 kam dalë nga salla, kam shkuar në byfe dhe i kam prit deputetët, por e kam parë se nuk do të shkojnë ne seancë, dhe pasi nuk ka pasur asnjë deputet të opozitës – nuk kam shkuar më”, ka vazhduar Reshitaj sqarimin për Gazetën Insajderi.

Ajo tutje ka thënë se nuk do ta marrë mëditjen.

“Normalisht se për mua nuk ka kurrfarë rëndësie punë e mëditjes, sepse kurrë nuk e kam keqpërdor mëditje ose diçka të tillë”.

Administrata e Kuvendit ende nuk është deklaruar lidhur me këtë çështje./Gazeta Insajderi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit