8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Hyseni: Kurti po ia hapë derën PDK’së për koalicion, askush në VV s’pajtohet por s’guxojnë të flasin

Rekomandime

Ish-bashkëpartiaku i Kurtit, Zgjim Hyseni, i cili rrugëtimin e tij politik e ka vazhduar bashkë me Dardan Molliqajn në PSD, ka komentuar deklarimet e mbrëmshme të kreut të VV’së lidhur me ndryshimet e konceptit të partive politike në Kosovë.

- Advertisement -

Hyseni një analizë të tillë të Kurtit po e sheh si një hapje për një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, meqë siç shkruan anëtari i PSD’së, Kurti tashmë rrezikon të mbetet i vetëm, raporton Express.

Megjithatë Hyseni thotë se tashmë askush nuk po guxon të flasë për një gjë të tillë, pavarësisht se sipas tij askush në VV nuk pajtohet.

“ “Koncepti i partisë është në krizë” , na tha Kurti mbrëmë. Ky na qenka diktumi i ri që ia hapë deren koalicionit të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës. Dikur thoshte se kur ne fitojmë edhe subjektet tjera ndryshojnë. Çfarë ka ndryshuar PDK? Asgjë. Thjesht Kurti rrezikon të mbetet vetëm”, ka shkruar Hyseni.

- Advertisement -

Ai thotë se ky është një rast për të parë se në çfarë niveli ka rënë Lëvizja Vetëvendosje si parti politike.

“Ky është rast i mirë për t’u kthyer mbrapa dhe shikuar se ku ka përfunduar VV si subjekt. Shumë nga ish shokët që s’guxuan na thoshin se duhet të rrimë për ta bërë luftën brenda. Në vitin 2016 ka pasur debat e polemika mbi koalicionet. Atëbotë Kurti insistonte që PDK-së mos t’i viheshin vijat e kuqe. Pas diskutimeve është votuar dhe Këshilli ka vendosur ta përjashtojë një mundësi të tillë. Shiheni sot, asnjë fjalë. Jam i bindur që shumë nuk pajtohen me Kurtin, por të flasë nuk guxon askush”, ka potencuar tutje Hyseni.

- Advertisement -

“VV është formësuar e rritur përmes vlerësimeve politico-ideologjike, pra strukturore. Kur dikush na thoshte se filani është njeri me virtyte, pergjigja jonë konstante ishte se rëndësi ka në kuadër të cilit projekt angazhohesh, dhe jo vlerësimi subjektiv e moral – njeri i mire ose i keq. Nese analizojmë ideologjikisht, ky është fundi. Këto qëndrime na sjellin në përfundim se Kosova është kështu siç është nga vesi i hajnisë, dhe jo nga politikat ekonomike”, ka përfunduar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit