3.8 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

I afërt me Putinin dhe gjeneral i sanksionuar merr vendimin e papritur për Iuftën ndaj Ukrainës

Rekomandime

Gulevich është në mesin e një numri zyrtarësh bjellorusë që përballen me sanksione ekonomike nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të afërsisë së tyre me Vladimir Putin.

Zëvendësministri i Mbrojtjes për Bjellorusinë thuhet se ka dhënë dorëheqjen pasi nuk mund të mbështesë pushtimin aktual rus të Ukrainës. Daily Mail shkruan se zëvendësministri Viktor Gulevich, i cili është gjithashtu shefi i shtabit të përgjithshëm, ka thënë se personeli i njësisë ushtarake bjelloruse refuzoi të merrte pjesë në veprime ushtarake dhe se Forcat e Armatosura të Bjellorusisë nuk mund të kompletonin një grup të vetëm batalioni.

- Advertisement -

Gulevich është në mesin e një numri zyrtarësh bjellorusë që përballen me sanksione ekonomike nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të afërsisë së tyre me Vladimir Putin. Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha më parë se ushtria bjelloruse ka mbështetur dhe mundësuar pushtimin rus të Ukrainës duke lejuar trupat ruse të ndërtohen në kufirin e saj me Ukrainën.

“Kryerja e punës shpjeguese me komandantët e njësive ushtarake nuk dha rezultate. Unë kam guximin të supozoj se zëvendësimi i komandantëve të këtyre reparteve ushtarake, të cilët nuk mundën të organizonin formimin e grupeve në terren, nuk do të na japë rezultatin që na duhet.Për sa më sipër, kërkoj vendimin tuaj për pranimin e dorëheqjes sime,”- thuhet se Gulenvich i shkruajti ministrit aktual të Mbrojtjes Viktor Khrenin.

- Advertisement -

Një foto e letrës u shpërnda nga ish-zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Alexander Nosov dhe pas portimit të letrës menjëherë ka reaguar ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë duke vënë në dyshim vërtetësinë e letrës. Madje shtuan se Gulevich nuk mund t’i kërkojë Ministrit të Mbrojtjes të japë dorëheqjen, por personit që e ka punësuar atë – komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Bjellorusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit