10.1 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Molliqaj ia publikon një foto zv.ministrit të Kurtit: Llaf, mish e raki me fituesin e tenderit

Rekomandime

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka publikuar një fotografi të zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ku shihet duke darkuar me fituesit e tenderit.

Molliqaj ka thënë se kryeministrit, Albin Kurti nuk i mjafton i gjithë pushteti, pasi ai do shpirtin dhe mendjen e secilit. Pas kritikave të Kurtit për opozitën, kryetari i PSD-së, ka publikuar një fotografi të zëvendësministrit me pjesëtarët e kompanisë fituese të tenderit të parë, e duke thënë se çfarë dije u dashka për të ditur që ky është konflikt i pastër interesi.

- Advertisement -

Postimi i plotë i tij:

Nuk i mjafton krejt pushteti, e do shpirtin dhe mendjen e secilit.

Kurti i paska nisur kritikat për opozitën. Opozita s’paska dije përballë tij. I ka të patejkalueshme kualifikimet e rangimet. Tipike për “mësuesit e mëdhenj” – ata që të vërtetën, botën e historinë e kane të lidhur për kërthizën e tyre.

- Advertisement -

Më shumë se sa opozitën, Kurti po e shpalos veten. Ai e don një opozitë që s’sheh më shumë se sa nuancë brenda totalitetit të tij diskursiv.

Jo që nuk ka çfarë të thuhet për opozitën, por disa gjëra janë klasike dhe s’kanë pse komplikohen. Vërtetë na duhet kritikë e heterogjenitetit përballë qeverise, por kusht për këtë gjë është që Qeveria të mbetet jashtë këtij debati. Opozita duhet të brengoset kur Kurti pajtohet me ta.

- Advertisement -

Në anën tjetër, shiheni zv.ministrin Durmishi me fituesin e tenderit të parë. Llaf, mish e raki. Çfarë dije na u dashka për ta ditur që ky është konflikt i pastër interesi?! Paj kjo punë s’është as e re, as s’don mend për shtjellim. Më shumë kërkon pozicion jashtë orbitës totalitare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit