10 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Revoltohet Labi: Pa punë nuk shkon, do nis koncertet, kush infektohet të rrijë në shtëpi

Rekomandime

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri është revoltuar pasi për shkak të pandemisë i është dashur që të anulojë koncertet.

- Advertisement -

Këngëtari është shprehur kundër masave anti-Covid, teksa është shprehur se do të nisë sërish të këndojë dhe të mbajë koncerte.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi ka thënë se gjatë zgjedhjeve në Kosovë u mbajtën tubime, prandaj ai shprehet se: “kushdo që infektohet, le të izolohet në shtëpi. Pa punë nuk shkon, duket të sakrifikojmë që t’iu dërgojmë në shtëpi fëmijëve të ushqehen, e t’u blejmë libra.

Nga java tjetër, nëpër lokalet e Ferizajit dhe në të gjitha lokalet e Kosovës. Kushdo që infektohet le të izolohet në shtëpi, e mos të dalin llafazana të thonë virusi virusi, se kishte virus edhe në fushatë. Kështu vaksina nuk keni dhe keni me mbetur mbyllur edhe 1 vit”,- ka shkruar ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit