9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Konjufca i jep të drejtë Shalës së PDK-së, pasi e kritikoi Mimoza Kusari

Rekomandime

Çështja e shkarkimit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), e ka kthyer Kuvendin e Kosovës në arenë përplasjesh në mes të opozitës dhe pozitës. Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka sjellë në Kuvendin e Kosovës dy rekomandime, përfshirë edhe atë për shkarkimin e bordit të AKP-së.

Por, krahas vendimit të komisionit, kryetar i saj që është nga rradhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka bashkangjitur edhe opinionin e tij lidhur me çështjen në fjalë.

- Advertisement -

Ky veprim i Shalës ka nxitur reagime tek deputetët e VV-së. Ka qenë Mimoza Kusari-Lila ajo që ka thënë se veprimi i Shalës është i papranueshëm nga anëtarët e tjerë të komisionit.

Dua të jap një vërejtje publike edhe për anëtarin e Komisionit por edhe për administratën e Kuvendit të Kosovës, për faktin se ne bashkangjitur me konkludimin e komisionit e kemi të bashkangjitur edhe vendimin kundërshtues të kryetarit e Komisionit.

Nuk është hera e parë që kemi kryetar të komisionit.

- Advertisement -

Asnjëherë nuk kemi pasur të bashkëngjitur një mendim politik të kryetarëve të komisionit bashkangjitur në vendim të komisionit.

Kemi një mendim të kryetarit të komisionit që u është shpërndarë 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Pse duhet ta lexojmë”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

- Advertisement -

Ndaj kësaj deklarate të Kusari-Lilës ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai tha se është e drejtë e tij qoftë si deputet ashtu edhe si kryetar i komisionit që të bëjë një gjë të tillë.

Është e drejtë e imja elementare si qytetare, si deputet dhe si kryetar i komisionit me dhënë opinion. Është shqetësuese e nderuar që me tentu sot që me ma ndalu opinionin tim publik, i shkruar në 10 pika.

Kam marrë autorësi, kam nënshkruar dhe është opinion i imi. Nuk ka fuqi morale e njerëzore që të ma ndalojnë atë.

Shqetësohem për tendencës që unë të mos jap opinion njerëzor para deputetëve. Lexojeni rregulloren.

Unë s’du me kanë si kryetarët e tjerë.

Edhe nuk di por edhe me ditë s’du me e ba. Unë nuk di me ndez dhe me dhezë këtë Kuvend siç kanë bërë kryetarët e tjerë.

Kurrë mos pritni se ka gju bombola gazi, ka me ju fy e me ju sha deri në momentin kur nuk e kaloni kufirin njerëzor”, ka thënë Shala.

Ndaj këtyre përplasjeve në mes të Mimoza Kusari-Lilës dhe Ferat Shalës, ka reaguar edhe kryekuvendari Glauk Konjucva.

Ai tha se në bazë të rregullores, deputetët mund të vendosin opinionet e kundërta në vendimet e komisioneve.

Nuk ka asgjë dramatike as në këtë që ka ndodh.

Pra një pjesë e rregullores së Kuvendit, thotë se aty mund të vendosen edhe opinionet e kundërta dhe të vendosen në seancë.

Është tani çështje e deputetëve se a e shqyrtojnë atë opinio., që në këtë rast e ka ndarë kryetari i Komisionit.

Kjo që ka ndodhur mendoj se është shumë normale në një botë demokratike. Kështu që mos e merrni të madhe”, ka thënë Konjufca.

Pas kësaj deklarate ka reaguar u.d e shefes së Grupit Parlamenter të VV-së, Mimoza Kusari-Lila. Ajo tha se Shala nuk ka pasur pse ta bashkëngjitë opinionin e tij bashkë me vendimin e komisionit.

Në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë nuk e cenojmë të drejtën e fjalë3s për asnjë deputet por jo me e bashkëngjit bashkë me vendimin e komisionit.

Në komision e kemi mbivotu dhe si tillë ka ardhur në Kuvend. Ky ka qenë rekomandim i komisionit”, deklaroi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit