4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

I akuzuari për korrupsion dhe krim të organizuar bën fushatë për PDK-në Kastriot Berisha

Rekomandime

Ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, vazhdon të jetë pjesë e fushatave të Partisë Demokratike të Kosovës.

- Advertisement -

Ai po vazhdon të jetë aktiv në skenën politike për PDK-në edhe përkundër faktit se Kadri Veseli ishte zotuar se do t’i largonte personat me aktakuza nga pozita drejtuese të partisë.Mustafa shihet duke mbajtur fjalime në tubimet e organizuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ai vazhdon të jetë i akuzuar për keqpërdorime dhe kurdisje të tenderëve gjatë mandatit të tij si kryetar i Gjilanit.Mustafa akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se ka marrë pjesë në aktivitete kriminale të grupit të organizuar të përbëre prej 39 personave.Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ish-kryetari i Gjilanit e ka koordinuar veprimtarinë e këtij grupi kriminal rreth kurdisjes së dhënies së tenderëve për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.Prokuroria pretendon se kompanitë në Gjilan i fitonin tenderët në bazë të kurdisjeve me ish-kryetarin dhe menaxheren e prokurimit.

Në aktakuzë thuhet se Qemajl Mustafa duke e përdorur fuqinë e tij si kryetar i Komunës ka koordinuar dhe ka qenë në dijeni për të gjitha aktivitetet e prokurimit, me ç’rast ai vendoste edhe për caktimin e anëtareve të komisioneve vlerësuese të dhënies së tenderëve.Sipas Prokurorisë Speciale grupi në krye në Qemajl Mustafën kishte për qëllim dhënien e tenderëve për kompanitë e ndryshme duke i eliminuar kompanitë me ofertat me të volitshme.

- Advertisement -

Së bashku me ish-kryetarin Mustafa në këtë proces gjyqësor akuzohen Hatixhe Daku, Vehbi Geci, Agim Hoxha, Behar Mehmeti, Drita Kajtazi, Fadil Osmani, Fatmir Halili, Ganimete Kastrati, Hamdi Ismaili, Hesat Mahmuti, Ibrahim Foniqi, Ilaz Rashiti, Merita Shabani, Muhamet Kastrati, Musa Nasufi, Qefsere Limoni, Selvie Mustafa, Ramush Musliu, Shemdesin Qerimi, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Nazmi Jashari, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Naser Sylejmani, Azem Mujku, Zeqirja Fazliu, Basri Kqiku, Mjedin Ahmeti, Naser Mehmeti, Burim Govori, Florim Zuka, Avdyl Pireva, Skender Imeri, Rrustem Hajdari, Asllan Asllani dhe Asllan Syla.Në këtë rast, Qemajl Mustafa, Hatixhe Daku, Vehbi Geci, Qefsere Sadriu, Ilaz Rashiti, Musa Nasufi, Muhamet Kastrati, Heset Mahmuti, Fatmir Halili, Drita Bajrami, Agim Hoxha, Ramush Musliu, Selvije Shefkiu, Ganimete Kastrati, Shemsedin Qerimi; Merita Canaj Shabani, Ibrahim Foniqi, Behar Mehmeti, Hamdi Ismajli, Fadil Osmani, Heset Asllani, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Naser Sylejmani, Zeqirja Fazliu, Azem Mujku dhe Naim Jashari akuzohen për veprën penale Krimi i organizuar lidhur me veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare.

Ndërsa Basri Kqiku, Avdyl Pireva, Rrustem Hajdari, Florim Zuka, Skender Imeri, Naser Mehmeti, Mejdi Ahmeti, Burim Govori, Asllan Asllani dhe Asllan Syla, akuzohen se kishin për te kryer veprat penale –krimi i organizuar lidhur me veprën penale keqpërdorim i autorizimeve ne ekonomi.Të gjithë të akuzuarit e këtij rasti ishin deklaruar të pafajshëm në procesin i cili po zhvillohet në sallën e Asamblesë Komunale të Pejës për shkak të pamundësisë që salla e Gjykatës në Pejë t’u bëjë vend të gjithë të akuzuarve.

- Advertisement -

Ata shumë shpejt pritet të dalin para Gjykatës së Pejës për t’u përballur me këto akuza.PDKQEMAJL

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit