23.6 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Murphy: Vota për LDK’në dhe Vjosën, është votë për një Kosovë drejt BE’së

Rekomandime

Partitë Popullore Evropiane (PPE) që janë grupi më i madh politik në Bashkimin Evropian i kanë dhënë të mërkurën mbështetje të fuqishme kandidates së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani.

- Advertisement -

Në hapje të fushatës së LDK-së në Prishtinë, nënkryetari i PPE-së, Dara Murphy, e ka vlerësuar lart vendimin e LDK-së për ta kandiduar Osmanin për kryeministre.

“Vjosa siç e dinë të gjithë është politikane e madhe dhe njohëse e mirë e fushës së drejtësisë. Ajo ka filluar karrierën gjatë lidershipit të ish-presidentit Fatmir Sejdiu, kohë në të cilën Kosova e shpalli pavarësinë. Si një anëtare me përvojë e parlamentit, Vjosa ka qenë pjesë e vendimeve dhe zhvillimeve më të rëndësishme të shtetit. Gjatë gjithë viteve të saj në parlament, Vjosa Osmani, ka marrë vendime të fuqishme dhe ka përfaqësuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Murphy.

Duke nënvizuar se Kosova ka dëshmuar se me qeverisjen e LDK-së ecë në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike, nënkryetari i PPE-së ka pasur një mesazh për qytetarët e Kosovës që do të votojnë më 6 tetor.

- Advertisement -

“Vetëm pas 11 ditësh qytetarët e Kosovës do të duhet të bëjnë një zgjidhje të rëndësishme për të ardhmen e vendit të tyre. Ata do të vendosin se a do të vazhdohet me stagnim, konflikte të brendshme dhe tensione nacionaliste, apo votuesit do t’i japin besimin për drejtimin e shtetit LDK-së dhe Vjosa Osmanit, një partie dhe një kandidateje që punojnë për një Kosovë prosperuese stabile dhe që lëvizë drejt rrugës së saj Euroatlantike. Mendoj se zgjidhja është e qartë. Ne si PPE qëndrojmë plotësisht prapa LDK-së dhe Vjosës”, ka thënë Murphy.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit