10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Shteti nuk e ka në kontroll Mitrovicën e Veriut, rastet me Covid aty i regjistron Beogradi

Rekomandime

Rastet e infektuara me COVID-19 në komunat me shumicë serbe nuk po raportohen në Kosovë, rrjedhimisht shifrat e të infektuarve në këto komuna po i regjistron Beogradi. Kjo kuptohet nga shifrat që po publikon Shtabi i Krizave në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të cilat janë më të larta se që raportohen nga Ministria e Shëndetësisë në gjithë Kosovën.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në vend janë regjistruar 19 raste të reja të infektuara me këtë virus.

- Advertisement -

Ndërsa, sipas një raporti të Shtabit të Krizës të Komunës së Mitrovicëssë Veriut, të publikuar sot, në komunat e banuara me shumicë serbe janë regjistruar 33 raste të reja.

Nga ky Shtab është bërë e ditur po ashtu se numri i rasteve aktive me COVID në këto komuna është 508, derisa shifrat e publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se numri i rasteve aktive me virus në krejt Kosovën është 331.

Ndërsa, për këtë nga Ministria e Shëndetësisë deri në këto momente nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gazetës.

- Advertisement -

Mirëpo, ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media të mbajtur gjatë muajit shtator, i pyetur se pse nuk po raportohen rastet e infektuara me virus në komunat me shumicë serbe, pati thënë se përveç raportimit gojarisht të të dhënave, nuk ka marrë raportime zyrtare.

Ai kishte thënë se mosraportimi i rasteve nuk është vetëm politike, por çështje teknike.

- Advertisement -

“Për fat të keq pas një shkëputje disamujore natyrisht edhe tek ne edhe tek komunat përkatëse është bërë niveli i regjistrimit i tillë që nuk ka pasur raportime në Republikën e Kosovës. Kam biseduar edhe personalisht me ministrin Rakiq në Qeverinë e Republikës së Kosovës ku natyrisht përveç përditësimit dhe raportimev që m’i bën gojarisht nuk ka akoma raportim zyrtar për shkak arsye tashmë edhe teknike dhe jo vetëm politike”, kishte deklaruar ai.

Ndërsa, Pranvera Kaçaniku-Gunga, epidemiologe në departamentin e Epidemiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ka thënë për Express se ky institut i grumbullon dhe i analizon të dhënat në baza ditore të të gjitha rasteve të raportuara me COVID nga të gjithë laboratorët e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, përfshirë edhe ato të komunitetit serb.

“IKSHPK grumbullon dhe analizon të dhënat në baza ditore të të gjitha rasteve të raportuara si COVID-19 nga të gjitha laboratoret e licencuara nga MSh, përfshirë edhe ato të komunitetit serb. Pra numri total i rasteve aktive sa është sot 331, përfshinë të gjitha rastet pa dallim”, ka thënë ajo.

Edhe në faqen online ku Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e rasteve të reja të infektuara me COVID-19 dhe rastet aktive me këtë virus, shihet se në shumicën e komunave me shumicë serbe nuk janë të publikuara shifrat për numrin e rasteve aktive me virus.

Kujtojmë që Kosova po vazhdon të jetë në një situatë të qetë epidemiologjike krahasuar me shtetet e tjera të cilat po përballen me një valë të re të COVID-19.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë së fundmi ka ashpërsuar masat Anti-COVID në mënyrë që një valë e re të mos përfshijë edhe vendin. /Express

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit