4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

I arrestuari Bratisllav Nikoliq, vëllai i agjentit të BIA-s, mik i ngushtë i Thaçit!

Rekomandime

Branisllav Nikoliqi, vëllai i të arrestuarit, deputet në Kuvend, agjenti i BIA-s për rreth tri vite ka shërbyer si këshilltar i Hashim Thaçi.

Një aksion i madh policor ka çuar në arrestimin e Bratisllav Nikoliqit, i cili dy herë ka qenë kryetar i komunës së Shtërpcës.

- Advertisement -

Ndërsa, vëllai i tij, agjenti i BIA-s serbe vazhdon të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, madje për herë të dytë! Edhe Bratisllavi ishte dy herë kryetar i strukturave paralele në Shtërpcë!

Më 18 nëntor kam shkruar se pse prokuroria e shtetit nuk po i rihap hetimet ndaj tij, me pyetjen: A mund ta rihapë Prokuroria speciale një çështje hetimore ndaj Bratisllav Nikoliqit, se si ka përfunduar realizimi i tenderit për ndërtim banesash etj.?

Miqësia me familjen Thaçi

- Advertisement -

Mediat tjera po e heshtin faktin qenësor, se presidenti i vendit Hashim Thaçi e konsideronte mik të tij, Bratisllav Nikoliqin. Dhe se kjo miqësi e kishte shtyrë Thaçin, që ta emëronte agjentin e BIA-s, Branisllavin vëllain e Bratisllavit, këshilltar të tij në Presidencë.

Sipas mediave të afërta me Hashim Thaçin, kur u zbulua skandali i agjentit të BIA-s në Presidencë, raportonin se emërimi ishte bërë pikërisht nga ndikimi i ‘mikut të ngushtë të tij’, që përfaqësonte strukturat paralele të Serbisë në Shtërpcë, Bratisllav Nikoliqit.

- Advertisement -

“Miku i ngushtë i Hashim Thaçit, Bratislav Nikoliq që është kryetar i Komunës së Shtërpcës ka ndikuar tek presidenti i vendit që vëllai i tij të emërohet këshilltar i presidentit të Kosovës”.

Branisllav Nikoliqi, agjenti i BIA-s nga viti 2016 deri në vitin 2019 për rreth tri vite ka shërbyer si këshilltar i Hashim Thaçi, deri kur u detyrua ta shkarkonte, pasi mediat nxitën debat të ashpër me raportimin se ai është një agjent i shërbimit inteligjent të Serbisë, BIA-s.

Por, presidenti Thaçi në ditën që e kishte liruar nga detyra këshilltarin e tij serb, fajin ua kishte hedhur institucioneve të sigurisë, që sipas tij nuk i kanë dhënë informacione paraprake për përfshirjen e mundshme të Nikoliqit në aktivitete të dyshimta. Nuk tregonte se kush kishte ndikuar që ta emëronte këshilltar.

Po ashtu këto familje si duket i lidh edhe biznesi. Firma “Geo mineral” e familjes Thaçi ka privatizuar 30 hektarë tokë për 83 mijë euro në Shtërpcë, një çështje që duhet të hetohet në këtë rast, sepse kjo familje ka kryer dhe po vazhdon të bëjë investime të mëdha në Shtërpcë, përkatësisht në terrenin e Brezovicës.

Branisllav Nikoliq, i kishte shpëtuar arrestimit në vitin 2009, kur me pompozitet medial u nxorën para kamerave tre agjentë tjerë të pretenduar të BIA-s, Milutin Radanoviç (1957) nga Beogradi dhe Predrag Zheljkoviç (1976) nga Novi-Sadi, dhe Igor Juçinac pjesëtar i Policisë së Kosovës nën dyshimin se u kishin ofruar familjarëve të serbëve të zhdukur nga 20 mijë deri në njëqind mijë euro për të bërë dëshmi të rrejshme kundër UÇK-së.

Po a kishte mundësi që Thaçi të mos e dinte se çfarë kishte ndodhur me vëllain e mikut të tij të ngushtë, Bratisllav Nikoliqin, që po ashtu nuk mund të konsiderohet tjetër veçse një shërbëtor direkt i Serbisë, meqë ishte përfaqësues i strukturave paralele.

Pak kohë para se Branisllavi të emërohej këshilltar i presidentit Thaçi, vëllai i tij Bratisllav Nikoliç, kryetari i komunës së Shtërpcës, dhe zyrtari i prokurimit në atë komunë, Agim Rexhepi, qenë shpallur të pafajshëm nga Gjykata Themelore e Ferizajt, pas akuzave për shpërdorim të detyrës zyrtare, dhe dëmtim të buxhetit.

Ata akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare për një tender për ndërtimin e banesave kolektive në Komunën e Shtërpcës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit