1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

I dashuri xheloz i hodhi acid në fytyrë dhe ia verboi sytë, sapo doli nga burgu ajo e martoi

Rekomandime

Turkja Berfin Ozek (20) u martua me një burrë që i hodhi acid në fytyrë dhe kështu e dënoi me lëndime të rënda gjatë gjithë jetës dhe dëmtim të shikimit, raporton New York Post.

Ozek u martua me Casim Ozan Celtic, 23 vjeç, këtë muaj, dy vjet pasi ai hodhi kimikate në fytyrën e saj pas një debati, duke bërë që Berfin të verbohej plotësisht në njërin sy dhe të shihte vetëm 30 për qind në tjetrin.

- Advertisement -

Në momentin e sulmit të tmerrshëm, Celtic dhe Ozek nuk ishin në një lidhje dhe para incidentit, sulmuesi i tha qartazi vajzës fatkeqe: “Nëse nuk mund të të kem ty, askush nuk do të të ketë”.

Pas sulmit, Ozek bëri kallëzim penal kundër Celtic dhe ai u arrestua, por shpejt filluan të shkëmbenin mesazhe dashurie dhe t’i lutej për falje, gjë që rezultoi në tërheqjen e kallëzimit.

“Kemi korresponduar shumë. Unë iu dorëzova atij. E dua shumë dhe ai më do mua”, tha Ozek.

- Advertisement -

Megjithatë, sulmuesi i saj u dënua përfundimisht me 13 vjet burg, por pas një ndryshimi të ligjit gjatë pandemisë, ai u lirua me kusht, gjë që shkaktoi edhe reagim publik.

Mirëpo, zemërim edhe më i madh shkaktoi lajmi se Celtic i propozoi Ozek-ut dhe se ajo i tha ‘po’. Babai i Celtic u trondit dhe refuzoi të marrë pjesë në ceremoni këtë muaj.

- Advertisement -

Sigurisht që dasma e tyre e lëndoi edhe më shumë të atin, i cili nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte derisa e mori vesh nga mediat.

“Kam luftuar për të për vite të tëra dhe tani është e gjitha e kotë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit