15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

I Dërguari i SHBA-së: Kosova kishte të drejtë me reciprocitetin

Rekomandime

Zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, ka mbajtur sot një konferencë për media përmes platformës ‘Zoom’, ku ka folur për arritjen e marrëveshjes së fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel pas situatës së krijuar në veri të vendit si rezultat i vendimit të Kosovës për reciprocitetin e targave.

- Advertisement -

Në këtë konferencë Escobar i është përgjigjur pyetjes, nëse është e vërtetë që Kosova ka rrezikuar sigurinë kombëtare me aksionin në veri, meqë ka pasur raportime se një gjë e tillë i është kumtuar presidentes Vjosa Osmani nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit Amerikan.

Escobar ka thënë se nuk dëshiron që të komentojë për komunikimet diplomatike.

“Nuk do të komentoj për komunikimet diploamtike. Por kemi pasur komunikim të ngushtë me qeveritë në Beograd dhe Prishtinë. Dhe kemi bërë thirrje për koshiencë dhe përmbajtje nga dy palët, dhe të dy palët ashtu kanë bërë. Ideja ishte të silleshin negociuesit në Bruksel për të pasur një marrëveshje, një marrëveshje të menjëhershme, për të gjetur më vonë një zgjidhje më të qëndrueshme. Mendoj se rezultati i këtyre bisedimeve ishte shumë i suksesshëm”, ka thënë Escobar.

- Advertisement -

I Dërguari i SHBA-së: Kosova kishte të drejtë me reciprocitetin

I dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se është sukses arritja e marrëveshjes për targat në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Në një konferencë për media, Escobar ka deklaruar se pas marrëveshjes dhe vendosjes në veri, KFOR nuk do t’i marrë kompetencat e organeve vendore të sigurisë.

Ky reagim i tij erdhi pasi në marrëveshjen e publikuar sot të arritur në Bruksel theksohet se të shtunën kur edhe do të bëhet largimi i barrikadave nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen edhe Njësitë e Specializuara, meqë rast për dy javë pritet që në këto pika të vendoset KFOR-i.

“Kemi rrugë të gjatë përpara në dialog. I japim mbështetje Lajçakut dhe ekipit të tij për një zgjidhje konstruktive. Është e drejtë e qeverisë së Kosovës që zbatojë reciprocitetin. Roli i KFOR-it nuk është të marrë kompetencat e autoriteteve vendore por të sigurohet funksionimi i rregullt i pikave kufitare”, deklaroi ai.

Ndryshe Escobar ishte i dërguari i Amerikës në Bruksel gjatë ditës së djeshme dhe sot kur edhe u zhvilluan diskutimet në mes palës së Kosovës dhe asaj serbe me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian lidhur me vendosjen e reciprocitetit nga Kosova drejt Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit