11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

I ftohti kaplon vendin evropian, borë deri në 30 centimetra

Rekomandime

Pas temperaturave të ulëta të ditëve të kaluara, austriakët tani duhet të vishen më trash. Rënia e tempraturave solli reshje të borës në Austri.

- Advertisement -

Fjollat e para të dëborës tashmë po bien në Tirol, siç tregojnë fotografitë e marra nga ueb -kamerat “Bergfex”. 

Pritet deri në 30 centimetra borë në vendet me lartësi mbi detare deri në 1 mijë e 500 metra.

Sipas Institutit Qendror Meteorologjik pjesa më e madhe e Austrisë ka tendencë të jetë me vranësira të mërkurën. 

- Advertisement -

Sipas meteorologëve, shumica e reshjeve priten në gjysmën e dytë të ditës në jug të kreshtës kryesore Alpine. 

Në këto pjesë shoferët duhet të presin kushte të rrëshqitshme në rrugët e vendit. Temperaturat mezi arrijnë më shumë se 9 deri në 16 gradë.

- Advertisement -

Të enjten vranësirat vazhdojnë të mbizotërojnë dhe në pjesën lindore do të ketë erëra të forta veriore, në disa raste me reshje shiu

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit