Manchester United fitoi ditën e djeshme me rezultatin 4-0 ndaj Chelseat, ndeshjen e parë të Premier Leagues.
“Djajtë’ kanë dominuar gjithë takimin, ndërsa dy gola do të vinin nga super talenti anglez, Marcus Rashford, i cili ka shkëlqyer në këtë takim.
Habi bëri fakti se te njëri prej golave, sulmuesi ka festuar me shqiponjb, gjest i cili ka habitur jo pak tifozët.
Në rrjetet sociale, shumë prej tifozëve kanë ngritur pyetje se çfarë e lidh Rashfordin me shqiponjën e Shqipërisë, pasi ky është një festim krejtësisht i ri nga sulmuesi.
Megjithatë, këtë enigmë mund të na i sqarojë vetë sulmuesi, por vështirë se ylli anglez mund të ketë ndonjë lidhje me Shqipërinë dhe me siguri, domethënia ka qenë diçka tjetër./JOQ Albania