17 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Mblidhen komandantët e UÇK’së në Drenicë

Rekomandime

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka publikuar një fotografi në një odë të Drenicës.

- Advertisement -

Lushtaku, në një postim në Facebook njoftoi se është mbledhur me bashkëluftarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Abritë Drenicës.

“Ndejë për qejfi me miq e bashkëluftëtarë në Abri të Drenicës!”, shkroi ai, teksa shihet me disa prej komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe Agim Çeku.

Ditë më parë, Lushtaku deklaroi se ka pritur nga kryeministri, Albin Kurti t’i mbledhë dhe t’i thërret të gjithë ish-komandantët dhe të kërkojë edhe mendimin e tyre sa i përket rrezikut që potencialisht mund ta ketë edhe Kosova.

- Advertisement -

“Unë kam prit prej kryeministrit Albin Kurtit që gjithë komandantët e zonave i thërret dhe e kërkon edhe mendimin tonë. Unë mendoj se secili shtet normal sidomos ne, kur e kemi përballë Serbinë dhe problemet e pazgjidhura me Serbinë unë mendoj që Serbia e ka një pretekst më të madh Mitrovicën e Veriut, kështu që unë e shoh që rreziku gjithmonë është në derë”, pati thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit