14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

“I huaji të del zot e i yti ti v’non prangat”-Anëtarja e kryesisë së PDK-së “shpërthen” ndaj Kurtit pasi presidenti kroat ofroi garanci për Thaçin

Rekomandime

Hanife Osmani, anëtare e kryesisë së PDK-së në Mitrovicë, ka reaguar për garancën e ofruar nga presidenti kroat, për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

- Advertisement -

Osmani ka kujtuar rastet kur presidenti Rugova kishte ofruar garantimin për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt, e poashtu ajo ka kujtuar edhe lobimin e presidentit Thaçi për lirimin nga burgu të Albin Kurtit.

“Politikanët e mëdhenj i definojn vendimet e mëdha, të vegjëlit i përcakton egoja e pushteti autoritar” shkruan ajo në facebook.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Ibrahim Rugova garantoi për lirimin me kusht të #RamushHaradinajt, në vazhdimësi të kësaj Nexhat Daci garantoi për lirimin me kusht të #FatmirLimajt, ndërsa sot në shtetin e coptuar dikur e të formuar sot me të gjitha pjesëzat e bukura e të thyera të saj si e pavarur e me akter politikë, i huaji të del zot e i yti ti v’non prangat.

Presidenti Kroat #ZoranMilanoviq ofroi garancën për gjykim në liri të çlirimtarëve të Kosovës.

- Advertisement -

Vlenë për tu përmendur, kur Albin Kurti ishte i burgosur në Beograd, Hashim Thaçi kishte kërkuar dhe lobuar për lirimin e tij.

Përtej politikave të brendshme, e urrejtjeve fundamentale partiake, është e ultë e jashtë çdo instrumenti matës papërgjegjësia e krerëve tanë institucional, operimi egotik, çasja përjashtuese, e motivi përçarës.

Politikanët e mëdhenj i definojn vendimet e mëdha, të vegjëlit i përcakton egoja e pushteti autoritar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit