Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Shirokë të Suharekës, është kapur një person duke mos respektuar dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë. Personi në fjalë ishte i infektuar me Covid-19 dhe kishte dalë jashtë shtëpisë duke mos qëndruar në vetë izolim, transmeton Gazeta Metro.
Në raportin 24 orësh të Policisë është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim.
Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.
Rasti ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës.
Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:
Shirokë 14.07.2020 –11:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.