4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

I Infektuari me koronavirus nga Nerodimja e Ferizajt: Është një grip i zakonshëm

Rekomandime

Dashnim Reka, nga Neredimja e Ferizajt ka njoftuar se është infektuar nga koronavirusi, pas kontaktit që ka pasur në vendin e punës me një të infektuar i cili ka vdekur ditë më parë.

- Advertisement -

Reka, i cili punon në kampin Bondsteel, ka njoftuar se pas bërjes së analizave për covid-19 ka dalur pozitiv ai dhe kolegët e tij që kanë punuar me të ndjerin 65 vjeçar nga Sazlia, i cili vdiq me 6 prill.

“…dje une dhe kolegët e mi që kemi punuar ne CBS dhe kemi pasur kontakt me të infektuarin nga fshati Sazli, të gjithë kemi dalur pozitiv”, ka shkruar Reka në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Të nderuar banorë të fshatit Nerodime ju njoftoj se dje unë dhe kolegët mi qe kemi punuar ne CBS,dhe kemi pasur kontakt me të infektuarin nga fshati Sazli të gjith kemi rezultuar pozitiv ne testin COVID-19, ju kisha lutur që mos te krijoni panik kot sepse ne baz te pervojës sime është një grip i zakonshëm por që mund të jetë i rrezikshëm për ata që mund të ken pasur probleme të mëhershme shëndetsore prandaj edhe njëher MOS BËJ PANIK BËJ KUJDES rrespekto rregullat e IKSHPK. Për Momentine gjendja ime shendetsore është shumë e mirë , Falmnderit për interesimin tuaj , Ju përshendes Gjitheve përzemërsisht ,

PANIK JO , KUJDES PO

- Advertisement -

I juaji Sinqerisht Dashnim REKA.

Të 18 rastet e reja janë raste kontakti me një burrë 65 vjeçar I.SH (emër i njohur për redaksinë) i cili vdiq nga covid-19 me 6 prill. I ndjeri ishte nga fshati Sazli por kishte punuar me kampin ushtarak Bondteel në Sojevë të Ferizajt, ndërsa të gjitha rastet e reja kanë lidhje me këtë person, i cili isht shofer autobusi në kamp.

Nga 18 rastet, shpërndarja është kështu: Tetë raste nga fshati Sazli, tre nga qyteti i Ferizajt, dy nga Mirashi dhe nga një rast për Varoshin, Gremen,Talinoc i Muhaxherëve, Neredime dhe Lloshkobaren.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit