-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

I izoluar dhe i braktisur, rrëzimi i Putinit është vetëm çështje kohe

Rekomandime

Nga Andrei Zubov “Moscow Times”

- Advertisement -

Përveç të gjitha tmerreve që po shohim në teatrin e Iuftës vëllavrasëse ruso-ukrainase – një emër që do të hyjë në histori – dhe frikës që na mundon çdo minutë, unë dua të bëj një përmbledhje të situatës.

Çdo shoqëri është si një piramidë, në aspektin se sa të afërt janë njerëzit me lidershipin, dhe se si mund të ndikojnë ata tek ai.

Por në një demokraci, piramida është e sheshtë, me një kënd të mprehtë të bazës, dhe një kënd të hapur në majë, ndërsa në autokracitë e personifikuara (monarkitë absolute, tiranitë) ka një kënd shumë të mprehtë në majë, dhe këndet e bazës janë vetëm pak më poshtë 90 gradëve.

- Advertisement -

Shoqëria jonë është një shembull tipik i kësaj lloj piramide. Rreth 80 për qind e popullsisë është baza e saj.

Këta janë zakonisht njerëz që jetojnë në mënyrë modeste ose janë shumë të varfër.

- Advertisement -

Ata krijojnë pikëpamjen e tyre mbi botën nga televizioni dhe jo nga interneti.

Ata nuk kanë udhëtuar kurrë jashtë vendit ose nuk kanë pushuar ndonjëherë në plazhet private të Egjiptit, Turqisë, Tunizisë dhe Hainanit.

Ata janë natyrshëm anti-amerikanë, edhe pse nuk kanë qenë asnjëherë në Amerikë.

Ky anti-amerikanizëm buron nga zilia pasi dinë shumë pak.

Shpeshherë këndvështrimi i tyre mbi botën është i mbështjellë me teori konspirative, pseudo-histori dhe koncepte të tjera të çuditshme.

Ata janë pasivë, dhe ndonëse tani janë të pakënaqur me jetën e tyre, janë në përgjithësi janë të bindur ndaj autoritetit.

Në rrethanat aktuale, në pjesën më të madhe këta njerëz – rreth 70 për qind e tyre – e mbështesin Iuftën e Putinit në Ukrainë.

Ata besojnë tek ekzistenca e “neo-nazistëve” të etur për gjak, dhe Perëndimin e lig që i kundërvihet Rusia. Por ata nuk janë fanatikë në këtë kauzë.

Ata do të preferonin të mos i dërgonin fëmijët e tyre në Iuftë, dhe do të donin të shmangnin vështirësitë e Iuftës.

Ka shumë pak njerëz në radhët e tyre që janë entuziastë.

Ata që dalin vullnetarë për të Iuftuar e bëjnë këtë nga varfëria dhe dëshpërimi, sepse jeta e tyre është e papërmbushur.

Niveli i dytë i piramidës është 18-19 për qind e popullsisë.

Këta janë njerëz të arsimuar dhe të kulturuar që e përdorin shumë internetin, udhëtojnë jashtë vendit dhe e njohin mirë botën.

Shumë prej tyre kanë burime të ardhurash të pavarura nga qeveria.

Të tjerë punojnë në korporatat dhe burokracinë shtetërore, duke i shërbyer elitës, por nuk janë pjesë e tyre.

Këta njerëz janë shpesh të pasur, por jo gjithmonë.

Ata mund të kenë një shtëpi të vogël pushimi në Letoni ose Bullgari, apo edhe një apartament në atë që ata e quajnë “Lazurka” – Cote d’Azure (Riviera Franceze).

Këta njerëz kanë një kuptim të qartë mbi botën, dhe shumë prej tyre kanë parime të forta morale dhe e vlerësojnë lirinë individuale.

Ndërkohë të tjerët ua shesin talentin e tyre pushtetarëve, dhe në këmbim të heshtjes marrin rroga të majme në universitete, administratë dhe biznese të lidhura me udhëheqjen.

Në mesin e këtij grupi, rreth 70 për qind e njerëzve nuk ​​e miratojnë Iuftën aktuale, dhe këtë gjë e shprehin publikisht në një mënyrë a tjetrën.

Shumë njerëz në këtë grup janë të tronditur nga ngjarjet e fundit, dhe po e ndryshojnë besnikërinë e tyre ndaj autoriteteve, duke dhënë dorëheqjen nga postet publike, media shtetërore, etj.

Megjithatë, jo të gjithë besnikët e bëjnë këtë. Aktorja Shulpan Kamatova është shembull i shumicës protestuese në këtë grup, ndërsa dirigjenti Valeri Gergiev është shembull i pakicës besnike.

Së fundi, është maja e piramidës, 1-2 për qind e popullsisë, vendi i përfituesve kryesorë të sistemit aktual në Rusi. Këta njerëz janë tërësisht të përkushtuar ndaj autoriteteve. Ata janë

të arsimuar dhe kuptojnë gjithçka, nuk kanë apartamente apo pallate në Perëndim, bashkë me depozita të mëdha në bankat e huaja (nga Zvicra në Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe punë në biznesin ndërkombëtar.

Këta janë zyrtarë të rangut më të lartë, krerët e korporatave shtetërore, të ashtuquajturit deputetë të Dumës dhe Këshillit të Federatës, guvernatorë dhe gjeneralë me shumë yje të ushtrisë, FSB, GRU. Ata ia shitën lirinë Putinit dhe në këmbim morën një jetë të pasur dhe të shkujdesur.

Ata janë zbatues të pakushtëzuar të vullnetit të tij. Kjo jo për arsye ideologjike, por për arsye thjesht egoiste. Midis tyre janë ideologë si Dugin dhe Vaino. Por tani edhe në këtë grup “elitar” mbretëron terrori dhe zhgënjimi.

Fjalët kryesore që mund të dëgjoni këto kohë në zyrat e Kremlinit, Lubjanka dhe Administratës Presidenciale janë “Ata na gënjyen!”. Me Iuftën në Ukrainës, Putini i ka dhënë fund “jetës së tyre komode, duke i bërë të paarritshme paratë dhe vilat e tyre në vendet më të mira të botës, dhe duke kërkuar edhe më shumë besnikëri prej tyre.

Ndërkohë, bashkëfajësia i bën shumë prej tyre krimineIë Iufte, që do të dalin në gjyq në Hagë. Kjo nuk ishte marrëveshja e tyre me Putinin. Mbi të gjitha, ata përballen me fantazmën e një Terrori më të Madh, në rast se regjimi aktual, i refuzuar nga e gjithë bota, vazhdon agresionin e tij, ose perspektivën për t’u fshirë nga armët bërthamore.

Kjo nuk është aspak e ardhmja e parashikuar nga këta pronarë jahtesh, koleksionistë makinash luksoze Rolls-Rojs dhe Lamborgini, pikturash që janë kryevepra, dhe vilash të bukura në mesin e vreshtave në Toskanë. Këta njerëz pushuan së qeni besnik ndaj Putinit në një moment.

E pse të humbi gjithçka që kanë fituar, madje edhe jetën e tyre? Pa to, Putini nuk është më një tiran i madh, por thjesht një plak i fshehur në një bunker. Ai madje mund të shtypte atë butonin famëkeq bërthamore, por tani askush nuk do ta zbatojë urdhrin e tij.

Disa fanatikë nuk llogariten. Ata thjesht do të izolohen, njësoj si tirani që gaboi me këtë Iuftë.

Putini nuk mund t’i drejtohet shtresës tjetër. Ajo është ose kundër tij ose besnike ndaj tij për të njëjtën arsye si elita, dhe do ta braktisë atë bashkë me elitën. Putini nuk mund t’i bëjë thirrje as njerëzve të thjeshtë,

Pasi është gjithçka tjetër veçse jo një lider popullor. Edhe sikur ta simpatizojë, populli, nuk do ta ndjekë në marrëzinë e tij. Nëse Putini do ta kishte fituar brenda 2 ditësh Iuftën në Ukrainë dhe Perëndimi nuk do të kishte vendosur sanksione dërrmuese, ai do të kishte ruajtur besnikërinë dhe madje përkushtimin mistik të elitës, si Hitleri në vitet 1939-1941, dhe mbështetjen e plotë të popullit.

Inteligjencia do të ishte e përçarë dhe e izoluar. Por Putini e humbi Iuftën, dështoi të realizonte Blitzkrieg-in e tij, dhe ushtria e tij ka ngecur në baltovinat e Ukrainës. Sanksionet ishin vërtet shkatërruese, ashtu siç premtoi presidenti amerikan Biden. Putin ka mbetur vetëm.

Ai nuk mund të jetë më udhëheqësi i Rusisë.

Ai është turpëruar para gjithë botës, e cila e konsideron atë një krimineI të rrezikshëm Iufte me shenja të sëmundjeve mendore. Ndaj rusët do ta rrëzojnë në të ardhmen e afërt.

Lideri i ri do të garantojë normalitetin, do të rivendosë marrëdhëniet me Perëndimin, do të zhbllokojë llogaritë në bankat e huaja dhe të lirojë asetet e tyre. Dhe njeriu më i aftë për ta bërë këtë, është dikush që nuk është i ndotur nga KRlMET aktuale.

Madje duhet të jetë dikush që i ka denoncuar me zë të lartë, por që vjen nga mjedisi i tyre, një person që mund të bëjë një marrëveshje me ta.

Prandaj, ne nuk jemi të kërcënuar nga një stalinizëm i ri, ndërsa rusët e thjeshtë janë të heshtur dhe nuk do të ketë asnjë revolucion. Por do të ketë shumë shpejt një grusht shteti në krye të kupolës, si rrëzimi i Hrushovit në vitin 1964 apo vdekja e çuditshme e Stalinit në marsin e vitit 1953.

Kjo do të bëhet për të rivendosur marrëdhëniet me Perëndimin, me miratimin dhe mbështetjen morale të shtresës së mesme aktive të popullsisë. Por edhe për rivendosjen e demokracisë dhe lirive qytetare. Dhe ne mund ta presim këtë gjë në ditët dhe javët në vijim. Unë jam optimist./ Përkthyer nga CNA.al

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit