8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

I ka lënë një mesazh në zyrë, Krivokapiq refuzoi t’i dorëzojë detyrën Dritan Abazoviçit

Rekomandime

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, nuk ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri, politikanit shqiptar Dritan Abazoviç.

Sipas mediave vendase, Krivokapiq në Twitter tha se dorëzimi i detyrave kryeministrit si gjest protokollar praktikohet në kushte legjitimiteti të padiskutueshëm duke mos njohur kështu ligjshmërinë e Abazoviç.

- Advertisement -

“Dorëzimi i detyrës Kryeministrit si gjest protokollar praktikohet në kushte legjitimiteti të padiskutueshëm. Duke marrë parasysh se kemi shkelje të procedurave kushtetuese dhe afariste, nuk dua t’i jap legjitimitet shkeljes së dukshme të postulateve demokratike dhe ligjore duke simuluar rregullsinë”– ka shkruar Krivokapiq.

Ai tha se ka lënë një letër në zyrë ku ka përcjell një mesazh të qartë për pasardhësin e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit