9.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

“I kam 30 mijë euro, ta hapim një llogari për të pagjeturit” – Qytetari i drejtohet liderëve të shtetit, asnjëri nuk i përgjigjen

Rekomandime

Një qytetar nuk ka marrë përgjigje nga tre liderët e shtetit kur të njëjtit i ka pyetur për të pagjeturit.

Pas homazheve për të pagjeturit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti e kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë folur shkurtimisht para mediave.

- Advertisement -

Kurti që sot do të udhëtojë për në Bruksel nuk ka pranuar që të flas para mediave kur është pyetur nëse për të pagjeturit do të diskutojë në dialog.

Megjithatë, pa përgjigje ka mbetur edhe një pyetje e një qytetari.

“Që nga 2007-ta, Kumnovës i kam lajmëru, i kam 30 mijë euro ta hapim një llogari rrjedhëse në të cilën ai qytetar që tregon ku ka një varrezë masive të shpërblehet, pse nuk hyn në fuqi? Pse nuk hyn në fuqi kjo, a mundemi qytetarët me i shpërbly që ata të tregojnë ku ka varreza masive? Unë jam i bindur se me këtë pa identitet, mos të tregon identitetin, pse nuk aplikohet”, megjithatë, liderët e shtetit nuk iu janë përgjigjur të njëjtit.

- Advertisement -

Video nga minuta 21:56

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit