13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

I mbushur me mish dhe suxhuk, autobusi kosovar kthehet nga doganierët hungarezë?

Rekomandime

Mërgimtarë nga Kosova që janë nisur për në Gjermani, me kompaninë “Try Tours, janë duke pritur tash e sa orë në kufirin Serbi – Hungari.

Të paktën kështu ka thënë Faton Haxhaj, i cili është njëri nga udhëtarët e këtj autobusi, i cili për Klankosova.tv deklaroi se arsyeja e vonesës është fakti se në autobus ka qenë një sasi e mishit dhe suxhukut e cila nuk është deklaruar në pikëkalimin kufitar.

- Advertisement -

Jam me agjencionin “Try Tours”. Kemi prit në kufi me Hungarinë nga ora 18:00 dje, e sot në mëngjes e kemi bërë kontrollën normale në ora 05:30. Pasi na kanë lëshuar, na kanë detyruar që të kthehemi mbrapa në hyrje, përsëri sepse kjo kompani ka marrë mish dhe suxhuk. Ata nuk e kanë deklaruar, e për atë arsye që s’e kanë deklaru na kanë kthy mbrapa”, ka thënë ai, derisa ka dërguar edhe pamje të kolonës së autobusëve nga kjo pikë kufitare.

Ndërsa, nga kompania “Try Tours” për Klankosova.tv kanë thënë se nuk janë të informuar se autobusi i tyre ka mbetur në këtë kufi për disa orë, derisa nuk e mohojnë se ka mundur të ketë edhe sasi të mishit dhe suxhukut që është bartur me këtë autobus.

“Ka pasë porosi të udhëtarëve, ka mujtë me pasë. Nuk jam në dijeni që autobusi është në pritje nga ora 18:00 dje, ekipi s’ka lajmëru asgjë”, thuhet në përgjigjen e kompanisë, njofton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Rrëfimin e këtij mërgimtari dhe pamjet e kolonës në kufirin Serbi-Hungari mund t’i shihni në videon e mëposhtme:

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit