1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

I moshuari: S’kam pasë virus, sot dyshoj që e mora këtu

Rekomandime

Tek salla “1 Tetori” në Prishtinë u shkaktua tollovi mëngjesin e sotëm nga të moshuarit që dëshironin të vaksinoheshin kundër COVID-19.

- Advertisement -

Një i moshuar i cili nga ora 08:00 është tek “1 Tetori” thotë për Klan Kosova se s’ka qenë kurrë i infektuar veçse dyshon se nga tollovia e shkaktuar sot të jetë infektuar sot.

Ragip Krasniqi thotë se për të marrë vaksinën ishin mbi 500 persona.

“Prej orës 08:00 ka qenë tollovi e madhe, kanë qenë rreth 500 persona. Ka ardh policia dhe i ka shpërnda njerëzit nga tollovia që u bë”.

- Advertisement -

“Numrin për vaksinim e kam marrë në orën 08:30 por ende nuk e di se kur do të vaksinohem. S’kam pasë kurrë virus mbase sot e kam marrë prej tollovisë këtu”.

I moshuari mes tjerash tha se Ministria e Shëndetësisë do të duhej të bënte një organizim më të mirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit