Punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur të shembin një hotel të njohur në zonën e plazhit në Durrës.
Fjala është për hotel ‘Vila Verde’, i cili ka pësuar dëme të pariparueshme, duke e përcaktuar kësisoj si i pabanueshëm. Hoteli është prekur seriozisht në themele prej tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Kësisoj punënjësit e IKMT-së kanë nisur tashmë punën për ta shembur krejtësisht hotelin.