12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Ukraina publikon raportin: Kemi eliminuar mbi 13 mijë ushtarë rus, kemi shkatërruar mbi 400 tanke

Rekomandime

Autoritetet ukrainase vazhdojnë të publikojnë raportin ditor me ato që ata pretendojnë se janë “humbjet dhe dëmet e shkaktuara ndaj ushtrisë ruse”.

Në këtë drejtim, edhe kur jemi në ditën e 20-të të agresionit rus në Ukrainë, ato autoritete thonë ka pasur një rritje tjetër të numrit të ushtarëve të vdekur të ushtrisë ruse.

- Advertisement -

Përveç kësaj, përveç 13,500 ushtarëve të vrarë rusë, Ukraina thotë se kanë bërë shkatërrimin e 81 aeroplanëve luftarakë si dhe të 95 helikopterëve rusë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë shkatërruar edhe 404 tanke dhe 150 njësi artilerike, si dhe 64 sisteme raketore.

Të dhënat vijnë në ditën e 20-të, kur ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.

- Advertisement -

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

- Advertisement -

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit