11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

“I paimagjinueshëm anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE pa njohje reciproke”

Rekomandime

Qeveria e Gjermanisë ka rikapituluar vizitën e Kancelarit Olaf Scholz në Ballkanin Perëndimor, duke i paraqitur elementet kryesore që e kanë karakterizuar dyditëshin e tij në shtetet e Ballkanit.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se kancelari gjerman, gjatë vizitave të tij në Kosovë dhe Serbi, ka shprehur qëndrimin për rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Pjesë e qëndrimit të Scholz ishte edhe kërkesa e tij për njohjen reciproke mes dy shteteve. Në njoftim thuhet se është e paimagjinueshme që dy shtete që s’e njohin njëra-tjetrën të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

“As sot, Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës, që dikur ishte pjesë e territorit të Serbisë. Edhe pas 20 viteve pas përfundimit të luftës, NATO është në detyë në Ballkan me misionin e KFOR-it për të garantuar sigurinë. Sipas kancelarit, është e paimagjinueshme që dy shtete që s’e njohin njëra-tjetrën të bëhen pjesë e BE-së”, thuhet në njoftim.

Qeveria gjermane njofton se kancelari ka thënë vazhdimi i dialogut ndërmjet dy vendeve është shumë i nevojshëm.

- Advertisement -

Gjithashtu, në njoftim thuhet se Kancelari gjerman, gjatë vizitës në shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka bërë të qartë se ka synim ta përshpejtojë Procesin e Berlinit.

“Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga bashkëpunimi më i mirë rajonal”, ka thënë Scholz.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit