4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

I pakënaqur me zgjedhjet e 6 tetorit, zyrtari i PDK’së dorëzon mandatin

Rekomandime

Arbër Blaku ka dorëzuar mandatin e tij të asamblistit në Podujevë të fituar nga zgjedhjet e vitit 2017, për shkak të pakënaqësive që ka me mënyrën si po zhvillohen gjërat brenda Partisë Demokratike të Kosovës.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se ka pasur manipulim të rezultatit në zgjedhjet partiake që ishin mbajtur këtë vit. Si dëshmi, ai ka thënë se tregon rezultati i zgjedhjeve parlamentare ku humbësit e zgjedhjeve të brendshme kanë pasur më shumë vota se fituesit e tyre.

- Advertisement -

“…kam vendosur ta dorëzoj mandatin e asamblistit të PDK-së në Komunën e Podujevës, si dhe t’i pezulloj të gjitha aktivitetet politike dhe partiake.

Dua të theksoj se para tre vjetëve derisa isha duke punuar në Qendrën e Studentëve dhe në biznesin familjar ku kisha kushte të mira të punës dhe të hyra të mira personale, në koordinim me familjen dhe miqtë vendosa të lë anash të dy punët dhe të merrem me të mirën e përgjithshme, ku vendosa të kyçem në jetën politike dhe t’i shërbej të mirës së përgjithshme, konkretisht në qytetin e Podujevës”, thuhet në njoftimin e Arbër Blakut.

“Në zgjedhjet e 2017-s me mbështetjen e familjes dhe të shumë miqve, mora mandatin e asamblistit nga radhët e PDK-së, duke e ngritur zërin opozitar dhe duke adresuar një sërë problemesh që na preokupojnë çdo ditë në qytetin tonë.

- Advertisement -

Gjatë këtyre dy vjetëve si parti kemi kaluar në një proces të zgjedhjeve të brendshme në parti, andaj pasi që isha i vetmi asamblist i qytetit nga radhët e PDK-së mora përsipër që t’i koordinoj me qytet nëndegët, në mënyrë që të kemi një shtrirje më të madhe në qytet”.

Këshilltari i deritashëm i PDK-së ka thënë se e keqja ka filluar pikërisht kur nga të njëjtit persona që ia kishin besuar qytetin, gjatë zgjedhjeve kanë filluar të merren, siç ka thënë ai, me lojëra të ulëta në zgjedhjet e brendshme të partisë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit