2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

I përkeqësohet gjendja infermierit Duraku, ka një kërkesë për Vjosa Osmanin e Albin Kurtin

Rekomandime

Infermieri Enlirat Duraku tani e 5 ditë ka hyrë në grevë urie për shkak të mos-rritjes së pagesës për ndërrimet e natës për infermierët, për mospagesën e punës gjatë vikendit dhe orëve shtesë.

- Advertisement -

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se në ditën e 5-të të grevës, atij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, andaj edhe deri në orën 05:00 të mëngjesit, ka qenë i shtrirë në Klinikën Emergjente.

Ai i është drejtuar presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia e kryetares së Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, Fatmire Kollçaku duke thënë se derisa Qeveria dhe Kuvendi kanë buxhet që të ndajnë 200 mijë euro për kafe, duhet të ketë buxhet edhe për rritje të pagesës për ndërrimet e natës për infermierët, për punën gjatë vikendeve dhe orët shtesë.

Shkrimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Më zuri në Qendrën Emergjente deri në ora 05:00 të mëngjesit, gjë që tregon se greva e urisë ka filluar të ketë ndikim negativ në shëndetin tim më shpejtë se sa që e kam parashikuar, me dhimbje të papërshkruara, frekuencë të lartë të të rrahurave të zemrës, marramendje, i dezorientuat et.

Kam mendu që do e kem më të lehtë kësaj radhe mirëpo paskam gabuar, gjithmonë duke shpresuar në mbështetjen e kolegëve, mirëpo një e di që Allahu i Madhërishëm nuk më lë vetë asnjëherë.

- Advertisement -

Presidente Vjosa Osmani

Kryeministër Albin Kurti

Ministër i Shëndetësisë Arben Vitia

Kryetare e KMP për Shëndetësi Fatmire Mulhaxha Kollçaku,

Deri sa Qeveria e Reoublikës së Kosovës dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës ka buxhet që të ndajë fonde prej 200.000 € për kafe ndërsa ka buxhet poashtu që t’ua paguaj energjinë elektrike minoriteteve, sigurisht që duhet të ketë buxhet edhe për rritje të pagesës së ndërrimeve të natë për infermier, pagesë të punës gjatë vikendeve dhe orët shtesë si dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë.

Logariteni se sa mund të qëndroj njeriu pa bukë, ju jeni intelektual dhe të menqur, ndërsa grevën nuk e ndal deri në realizim të kërkesave të infermierëve.

Nesë më ndodhë ajo më e keqja, për shkak të pasivitetit që po tregohet karrshi kërkesave të infermierëve si dhe për shkak që keni zgjedhur injorimin si platformë komunikimi me infermierët, publikisht do ju mbajë përgjegjës ju.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit