Shumë mite dhe fjalë janë thënë e publikuar për Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.
Por të paktë janë ata që i dinë mirë faktet rreth tij.
Informacionet janë mbledhur nga të afërmit e Rugovës, këshilltarët e tij, shokët e klasës fillore e të studimeve, për të sjellë fakte interesante që nuk dihen publikisht.
Ibrahim Rugova ishte shkrimtar, filozof e intelektual.
Është një nga themeluesit e Republikës së Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pa të cilin historia moderne e Kosovës nuk do të mund të shkruhet, pa e përmendur.
1. Presidenti Ibrahim Rugova ishte i varfër, por student i shkëlqyeshëm dhe bursist i merituar në Universitetin e Prishtinës.
Këtë e siguroi jo nga simpatia e shtetit jugosllav të asaj kohe, por nga nota e lartë mesatare e studimeve.
Më pastaj bursa e mirë e ndihmoi atë t’i vazhdojë studimet e veta deri në doktoraturë, duke e pasur parasysh se ishte i varfër dhe pa njërin prind, dhe se nuk mund t’i përballonte shpenzimet e studimeve.
Rugova të gjithë shkollimin e kishte kryer me bursë duke mos shpenzuar nga buxheti i tij i varfër personal.
2. Student i shkëlqyer.
Atëbotë Rugova e ka kryer Fakultetin Filozofik në afat rekord për tri vjet, në vend se katër, sa zgjatnin studimet normalisht, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, që tashmë është pjesë e Fakultetit Filologjik.
3. Gjithmonë e mbante nënën me vete.
Rugova në momentin e parë që krijoi mundësitë finaciare dhe fitoi bursën… u kujdes që nënën e vet ta marrë në Prishtinë, që ishte e veçantë dhe e rrallë në atë kohë për një student në Kosovë.
Ai mori me qira një banesë, në lagjen Lakrishte në Prishtinë ku jetoi me nënën e vet përgjithmonë, edhe pasi u martua, deri sa ajo ndërroi jetë.
4. ‘Presidenti Legjendar’ i pinte mesatarisht ‘shtatë esspreso dopio’ në ditë.
Dhe këtë e bënte në embëltoren e famshme ‘Elita’ që gjendet ende në qendren tregtare që atë kohë quhej “Boro Ramizi” në Prishtinë.
Tavolina e tij, ende mbetet e njejta në këtë lokal ku ruhen legjenda të tilla për të.
5. Rugova i pinte deri katër pako duhan në ditë.
Këtë duke e përcjellur kafen që shumë e preferonte e pastaj vazhdonte edhe me bisedat e gjata me miqt e tij.
Pinte lloje të ndryshme të duhanit gjatë studimeve dhe karrierës së tij.
Por, marka e tij e preferuar e duhanit ishte ‘Dunhill’, që prodhohej atë kohë në Fabrikën e Duhanit në Gjilan.
6. Ibrahim Rugovës nuk i pelqente ‘whiskey’ ashtu siç është krijuar miti për të.
Pija e tij e preferuar ishte vera e kuqe, të cilën e pinte me ritëm të ngadaltë dhe vazhdimisht.
Pinte edhe ‘whiskey’ ndonjëherë, por kur i përket preferencës së tij personale, e para në listë për të ishte vera.