23.9 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

I prekuri me Covid 19 nga Vitia kërkon të lirohet nga spitali: S’kam asgjë, s’mund të rri i mbyllun

Rekomandime

Një nga të prekurit me koronavirus nga familja në Viti ka folur përmes një lidhjeje direkte në televizionin publik.

I prekuri me virusin covid-19 thotë se ai dhe gruaja e tij janë mirë, ndonëse edhe ajo ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

- Advertisement -

Banori i Vitisë thotë se vetëm babai i tij 77-vjeçar, i cili ishte rasti i parë i infektuar me koronavirus në Kosovë, është më keq me shëndet, ndërsa ai dhe gruaja e tij janë mirë dhe se kërkon të lirohet menjëherë nga karantina në infektivë.

Babën e kam ma ligësht, por këtu vec po na maltretojnë.

Hic asgjë s’kam, unë kam fjetur në kerr, kam shku, kam ardhur pastaj.

- Advertisement -

Qe një javë këtu.

Babai ka qenë në itali, kur ka ardhur nuk është ndier mirë…

- Advertisement -

Unë e kam qëllimin me më lëshu sepse unë kam fëmijë, kam pula, i kam të gjithë.

Nuk mund të rri këtu në Prishtinë i mbyllur”, ka thënë ai për RTK’në.

Ndryshe, Vitia është qyteti që ka më së shumti të prekur nga virusi covid-19.

Pas 77-vjeçarit që erdh nga Italia, rezultuan pozitiv edhe djali dhe reja e tij.

Më pas Instituti Kombëtar i I Shëndetit Publik njoftoi se edhe katër raste të tjera që dolën pozitive ishin nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të 77-vjeçarit që u diagnostikua të premten më 13 mars.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit