Një video e vjetër është rishfaqur në Twitter ku presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duket “i alarmuar dhe i neveritur” nga sugjerimi i presidentit të atëhershëm Donald Trump që Zelensky të “bashkohet” me presidentin rus Vladimir Putin për të zgjidhur “problemin” e tyre.
Sipas Business Insider, videoja është marrë gjatë një takimi më 25 shtator 2019, mes Zelenskyt dhe Trump, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në atë kohë, takimi kishte pasur temë kryesore një çështje tjetër – domethënë, publikimi i një pjese të një telefonate midis të dyve, gjatë së cilës Trump kërkoi të bënte presion ndaj liderit ukrainas për të hetuar Joe dhe Hunter Biden.
Në pamje, Trump u kthye kah Zelensky dhe tha me zë të lartë: “Unë me të vërtetë shpresoj që ju dhe presidenti Putin të mund të takoheni dhe të zgjidhni problemin tuaj”.
Në atë kohë, trupat e mbështetur nga Rusia u përfshinë në përplasje ushtarake në shkallë më të vogël në rajonin Donbas të Ukrainës.
“Kjo do të ishte një arritje e jashtëzakonshme”, tha Trump. “Dhe unë e di që ju po përpiqeni ta bëni këtë”.
Siç edhe mund të shihet, Zelensky pati një reagim interesant pas sugjerimit dhe ai nuk iu përgjigj liderit amerikan.
Here’s Trump urging the Ukrainian president to investigate Biden right out in the open, on camera. Totally shameless. pic.twitter.com/Alku4LayT4
— Aaron Rupar (@atrupar) September 25, 2019