19.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

NATO dëshiron të frenoj dorëzimin e “pancirit” Serbisë?

Rekomandime

Gjatë kohës së stërvitjes ushtarake “ Mburoja sllovene 2019″ dy aeroplanë vëzhgues të NATO-së kanë patrulluar përgjatë bregut të Drinit që të mbledhin sa më shumë të dhëna rreth sistemit S-400, shkruan “Novosti”.

Stërvitja Ruso- Serbe në të cilën për herë të parë është demonstruar sistemi kundërajror S-400 ka ndezur alarme në perëndim dhe mes vendeve anëtare të NATO-së, që stërvitjen e kryer e shohin si forcim të pozicionit të Kremlinit me nën-qiellin tonë, shkruan “Veçernje novosti”.

- Advertisement -

Sipas kësaj gazete ka paralajmërime edhe për pasoja dënimi për Beogradin zyrtar.

E para që nga terreni politik mund të rrëshqas në atë ushtarak është ndalesa e dorëzimit të sistemit “pancir-S” të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia, si dhe helikopterët Mi-35 që po ashtu janë ble dhe dorëzimi i të cilëve pritet më së largu deri në gjysmën e vitit që vjen.

Kjo drojë e Serbisë nuk është e pabazuar pasi si thekson “Novosti”, Bullgaria ka pësuar kritika të ashpra nga aleatët e NATO-së për shkak se ka lejuar që aeroplani rus që ka bartur S-400 dhe “pancir-S2” për stërvitjen ushtarake ka fluturuar mbi territorin e saj.

- Advertisement -

Sipas gazetës , nëse shtete e NATO-së duan të lëshojnë barrierën për kalimin e armatimit rus, Serbia mund të pësoj dëm ekonomik.

Në të vërtetë me marrëveshjen e arritur, dorëzimi i helikopterëve Mi-35 dhe pancirit-S është obligim i Rusisë, ndërsa marrëveshja për 60 transportuesve të blinduar BRDM dhe 30 tankeve T-72 është tjetër.

- Advertisement -

Përkatësisht nëse koha e pranimit dhe marrjes së tyre vonohet atëherë nuk përjashtohet mundësia që Rusia të kërkoj pagesë për qëndrim të tyre atje.

Njohësit e rrethanave ndërkombëtare nuk presin dëm më të madh politik për Serbinë.

Drejtori i Forumit Ekonomik të Euro-Azisë gjenerali në pension Mitar Kovaç në mbajtjen kësaj stërvitje sheh porosinë se Rusia nuk injoron interesat e miqve të saj, por pret fillimin e përcjelljes së shtuar të Ballkanit nga informatorët e NATO-së.

Nuk pres që Serbia të pësoj pasoja për bashkëpunimin ushtarak me Rusinë. Nuk besoj në kabotazh të dorëzimit të pajisjeve ushtarake ruse.

Rumania ka tentuar me dorëzimin e automjeteve, por është gjetur mënyra e udhëtimit të tyre si alternativë. Rusia gjithsesi ka mënyra që partnerit të i dorëzoj armatimit e marrëveshjes“, ka thënë Kovaç për “Novosti”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit