Liridon Mustafa, një i ri nga Peja, ka vdekur në një aksident, përderisa po kthehej nga Grazi i Austrisë, për në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur daja i të ndjerit, Kastriot Ajvazi.
“Me hidhërim te madh ju njoftojmë ndarjen nga jeta për shkak te një aksidenti fatal me makinë, të nipit tim Liridonit”.
“Liridoni ishte duke u kthyer ne Kosovë, por për fat te keq aksidenti i natës së mbrëmshme i mori jetën në moshë fare të re”, thuhet në njoftimin e dajës së viktimës.