7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Marre duhet me ju ardh”, Getinjo humb 1000 ndjekës pasi publikoi fotografinë e Thaçit dhe Veselit

Rekomandime

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, vazhdon të jetë shumë aktiv me postime në rrjete sociale.

- Advertisement -

Ai shpesh publikon me ndjekësit imazhe e video të ndryshme varësisht prej rrethanave e gjërave të përditshme.

Së fundmi, artisti n ndau një fotografi të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, i cili siç duket nuk i ka pëlqyer fansave të tij.

Pas këtij postimi, ai thotë se ka një mijë ndjekës më pak por që do të vazhdojë të krenohet me ta.

- Advertisement -

“Po e shoh që nja 1000 ndjekës mu paskan heq vetëm pse e kam postuar foton e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Nuk ka lidhje. Unë vazhdoj të krenohem dhe do të mbes kështu gjithë jetën. Jam gjithmonë me ata dy edhe të gjithë çlirimtarët e atdheut tim. Po marre duhet të ju vij aq di të ju them. Hajde natën e mirë. Me UÇK deri të më ngreh toka”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit